Malltezi nxjerr dokumentin: Rama ka ndryshuar 10 zona nga sportive në banimi, brenda vitit 2006

Malltezi nxjerr dokumentin: Rama ka ndryshuar 10 zona nga sportive në banimi, brenda vitit 2006

17:17, 23/11/2023
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi, ka sqaruar opinionin se një konferencë për shtyp nëpërmjet Skype nuk është e mundur, pasi një gjë të tillë nuk e lejojnë prokurorët politikë.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi thekson se çështja ‘Partizani’ është një çështje e stisur politike dhe nuk ka fare çështje penale.

Gjithashtu, për të vërtetuar pretendimin e tij, Malltezi ka publikuar një dokument në të cilin dallohet se si Edi Rama si kryebashkiak i Tiranës, ka vendosur të ndryshojë 10 zona sportive në zona banimi, vetëm brenda vitit 2006.

Postimi i plotë:

Deshira per konference shtypi ne skype duket se nuk eshte e mundur tani. Prokuroret politike kane frike nga pyetjet dhe pergjigjet. Gjithsesi, materialin shterues me sqarimet (i) pse kjo ishte ceshtje e stisur politike dhe nuk ka fare ceshtje penale, (ii) genjshtrat me planin e perhapjes, (iii) nderrimin e destinacionit nga Edi Rama, (iv) rrezimin e insinuatave palidhje me Berishen, (v) si do ishte nese do kishim perdorur pushtetin sic e perdor Edi Rama per VKM dhe ligje me emra personale si per carlo bolinon, prokurorin hajdari, etj., (vi) prona tek i zoti ndersa privatizimi si gjobevenie ndaj pronareve fisnike, (vii) fshehjen nga dosja te dokumenteve dhe deri vendime gjykatash nga prokuroret politike, etj. i keni tek postimi qe kam kryer para dy ditesh.

shihni kete vendimin nga edi rama. paska ndryshuar 10 zona nga sportive ne banimi brenda vitit 2006! Qenkan pikat h, i dhe j nga nderrimet e destinacioneve! Kemi dhjetera argumente qe cmontojne lojrat politike te prokuroreve qe i kane detyruar te sherbejne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco