Mark Gjonaj i Diasporës, mesazh Vuçiçit në sy të Ramës: Mos na e ngacmo Kosovën dhe kosovarët më!

Mark Gjonaj i Diasporës, mesazh Vuçiçit në sy të Ramës: Mos na e ngacmo Kosovën dhe kosovarët më!

13:03, 23/11/2023
A+ Aa A-

Sot në Samitin III të Diasporës në Tiranë e ka marrë fjalën edhe kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Mark Gjonaj, i cili ka përcjellë mesazhe të forta nga Tirana, para një salle ku ishin të pranishëm Presidenti i vendit Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dritan Abazoviç etj.

Gjonaj tha: "Është një proverb që thotë: ”Nëse doni të shkoni shpej, shko vetëm! Nëse doni të shkoni larg, shkoni sëbashku.” Vetë historia shkruan për këtë ditë, që liderët tanë janë bashkuar dhe e kanë bashkuar kombin tonë njëherë e përgjithmonë. T’ju kërkoj që kokat tuaja t’i bashkoni, që t’i bashkojmë hëm tokat, hëm popujt tanë.

Kam dy shembuj se çfarë ndodh kur bashkohet shqiptari. Një: u bë Kosova shtet i pavarur! Dhe sa po flas për Kosovën, po e marr këtë minutë që t’ia çoj Serbisë një mesazh, edhe Vuçiçit: “Mos na e ngacmo Kosovën dhe kosovarët më! Le të jetojnë e të vazhdojnë atë jetë që e meritojnë!”

E dyta kur bashkohen shqiptarët, është një shembull, është ekipi Kombëtar i futbollit, që ka shqiptarë lojtarë të Shqipërisë, të Kosovës e të Maqedonisë dhe zoti shnosh, kanë me na pru edhe Championship në  shtëpinë tonë,” deklaroi ai. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco