Deputetët 'përplasen' në studio, Baçi-Koçit: E keni marr si leksion partie për të sulmuar opozitën

Deputetët 'përplasen' në studio, Baçi-Koçit: E keni marr si leksion partie për të sulmuar opozitën

22:18, 22/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe ai socialist Petro Koçi, kanë debatuar lidhur me aksionin opozitar në Kuvend.

Të ftuar në ‘Noë me Erla Mëhillin’, Baçi është shprehur se Koçi dhe deputetët e tjerë socialistë marrin leskion nga partia, që të sulmojnë aksionin opozitar me argumentin se bëhet për të mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por Koçi u kundërpërgjigj duke thënë se nuk merr leksione nga askush dhe me ironi shtoi se megjithëse të gjithë në politikë duken pak profesorë, ata në të vërtetë mbeten nxënës deri në fund.

Debati në studio:

Baçi: Nëse do vazhdoni me atë lojën që është për të ardhur keq, e pamoralshme, që ky aksion opozitar bëhet për të mbrotjur Sali Berishën. Qofsha i gabuar, por këtë doje të thoje. E kanë marrë si leksion, e kanë marrë nga partia që të sulmojnë vetëm në këtë drejtim.

Koçi: Mua s’me jëp dot leksione kush se çfarë do them në një bisedë, apo në fjalët e mia në Parlament. Nuk jemi të rënë nga qielli. Të gjithë jemi pak profesorë në politikë, por mbetemi nxënës deri në fund.

Baçi: Të quash aksion paramilitar deputetë të votuar të opozitës që kanë dy vite që po i masakrojnë për shkak të zhvillimeve të brendshme të opozitës, kjo nuk është e ndershme. Aksion paramilitar për çfarë? Që hyn me tymuese në Parlament?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco