Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

VIDEO/ 'Votimi i emigrantëve', Bakalli: Qeveria ka frikë, ata po tentojnë të ngrenë sistemin e ‘Oficerëve të Diasporës’

11:41, 22/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të komentuar vendimin GJK për votimin e diasporës ishte, Nador Bakalli– Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Bakalli është shprehur se qeveria ka frikë pasi ka të gjithë sistemin në Shqipëri të kontrolluar , diaspora është një variabël e panjohur dhe e rrezikshme për ta.

"Diaspora është një element i panjohur dhe kemi një sistem në Shqipëri që kanë politika për ta shpopulluar vendin. Kur ti të gjithë sistemin në Shqipëri e ke të kontrolluar , diaspora është një variabël e panjohur dhe e rrezikshme për ta.

Oficerët e diasporës janë patronazhistët e rinj që po atashohen pranë ambasadave dhe po kërkojnë të kapin dhe diasporën nëse ata do të votojnë në zgjedhjet e reja që mos tu dalin gjërat nga kontrolli dhe qeveria në Shqipëri nuk e do këtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco