Kishin shpërndarë edhe ftesat, por socialistët shtynë datën. Kongresi i PS do të mbahet më 8 dhjetor …

Kishin shpërndarë edhe ftesat, por socialistët shtynë datën. Kongresi i PS do të mbahet më 8 dhjetor …

10:13, 22/11/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga Kongresi i PS-së, i cili është shtyrë për në datën 8 dhjetor. Kongresi ishte parashikuar që të mbahej më 4 dhjetor, madje ishin shpërndarë edhe ftesat.

Por pas një vendimi të lidershipit të PS, kongresi u shty. Shkak u bë fakti se grupi parlamentar ishte angazhuar për shqyrtimin e buxhetit të ri të vitit 2024.

Kongresi sipas burimeve do të fokusohet në dy elemente, së pari në fjalimin e kryesocialistit Edi Rama, për sa i përket projektit ‘Shqipëria 2030’ dhe elementi i dytë do të jetë projekti i sekretarit të përgjithshëm Blendi Klosi për riorganizimin e PS, që ka në fokus zgjedhjet e 2025-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco