Berisha: Deklaratat e SHBA dhe Britanisë, thirrje për mazhorancën! Shprehjen më të qartë e bëri KE-ja

Berisha: Deklaratat e SHBA dhe Britanisë, thirrje për mazhorancën! Shprehjen më të qartë e bëri KE-ja

22:44, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe mbi deklaratat e sotme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, duke i konsideruar si një thirrje ndaj mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës.

Berisha: Shprehjen më të qartë si çështje e bëri Komisioni Evropian. Vuri komisionet, mos paraqitjen në interpelanca dhe mos dorëzimin e dokumenteve. Unë e interpretoj një deklaratë pozitive pa diskutim. Parlamenti mund të jetë normal vetëm kur funksionon mbi bazën e rregullave.

Përveç meje, bashkëpunëtorët e mi kanë komunikim të rregullt dhe të hapur me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unë e interpretoj si thirrje për mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Secila ambasadë bën formulimet e veta, por nuk mendoj kurrë që Shtetet e Bashkuara janë për një Parlament ku opozitës i mungohen të drejtat kushtetuese. Ata janë një shembull transparence.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco