Dosja Partizani/ Berisha: Nëse Nikolla firmos, unë që nesër jam i gatshëm të përballem në Gjykatë

Dosja Partizani/ Berisha: Nëse Nikolla firmos, unë që nesër jam i gatshëm të përballem në Gjykatë

22:25, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Open”  foli për dosjen “Partizani” dhe akuzat ndaj tij nga SPAK.

Gjatë diskutimit në studio, Berisha u pyet nga gazetari Erl Murati nëse do të ishte më mirë, që beteja të zhvillohej në gjykatë.

Berisha u përgjigj duke thënë se mjafton që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të japë lejen, dhe ai paraqitet që nesër në gjykatë.

Pjesë nga diskutimi:

Murati: Duhet të jeni i predispozuar që gjyqi të bëhet sa më shpejt. Opozitën në tërësi ky proces e dëmton.

Berisha: Silvio Berlusconit me 30 gjyqe dhe nuk i dëmtuan partinë.

Murati: Kandidatët tuaj do dalin në fushatën e ardhshme elektorale dhe do u thonë ‘ju keni kryetarin e akuzuar nga SPAK”.

Berisha: Nëse ka një akt të zbatimit të ligjit, ka një akt që shteti s’ka humbur asnjë qindarkë. Në këtë rast ka vetëm një turp të madh për narko-shtetin që monton procese politike.

Murati: Beteja s’do ishte më mirë të zhvillohej në gjykatë?

Berisha: Po, do shkoja në gjykatë që nesër. Nëse Nikolla firmos dhe unë shkoj. Pse s’më thirrën mua në 3 vite?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco