‘O në pushtet, o në burg’/ Manjani: Publiku në kurth! Ka dhe një alternativë të tretë, në opozitë

22:24, 21/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, juristi Ylli Manjani ka shpjeguar se publiku është futur në një kurth të poshtër psikologjik nga ana e politikës së qeverisë, e cila ka mbjellë idenë se ‘ o më lini në pushtet, o më fusni në burg’.

Sipas Manjanit, publiku duhet të zgjedhë alternativën e tretë, që këtë kast politike ta nxjerri në opozitë ose ta çojë në shtëpi.

Debati në studio: 

Krasta: Nuk ka ardhur momenti që partitë politike në Shqipëri të kenë përballje gjyqësore dhe të mbrohen nga avokatë të famshëm në gjyq. Ka ardhur ky moment që PD të hedhë PS në gjyq ose zonjën Nikolla në gjyq dhe ajo zonja të ballafaqohet ta tregojë situatën në gjyq?

Manjani: Po por do vijmë te i njëjti diskutim sepse gjyqi që i ndan këto punët e pushteteve të mosmarrëveshjeve të pushteteve, është gjyqi kushtetues dhe do vijm prap te fotografitë dhe nuk i mora me vete që ti nxirrja sot.

Unë prap shpresoj në këtë gjë që punët e drejtësisë duhen ndarë nga punët e politikës. Unë nuk e quaj politik kallëzimin penal, nuk ka kuptim, politika që emëron gjithë të bërin e politikës me një kallëzim që i thotë një tjetri ‘skape’, dmth ti je prift çfarë je ti, për çfarë më duhesh? Për të bërë një kallëzim? Këtë e bën kushdo. Pyetjet themelore nuk ti jep drejtësia.

Krasta: Kush ti jep përgjigjet?

Manjani: Përgjigjet ti jep politika. Por politika do një politikë përballë, po kur politika thotë që ti s’po më jep përgjigje dhe po shkoj te SPAK-u dhe SPAK ‘skape’ këtë nuk funksionon kjo ‘skape’, jo, është alternativa përballë.

Kurthi psikologjik që është futur publiku, o më lini në pushtet o më fusni në burg është kurth i poshtër. Ka dhe rrugë të tretë, jo vlla as në burg as në pushtet, në opozitë ose në shtëpi tate dhe kjo është detyrë e popullit dhe jo e SPAK.

Krasta: Jo në pushtet ose në burg, por ka dhe një alternativë të tretë, as në pushtet as në burg, ti shkon në opozitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco