Manjani: Liritë e njerëzve po merren shumë kollaj! Po pse zëvendës ministri është në burg dhe Beqaj jo?

22:01, 21/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, ka folur për rastet e hetimit të Jamarbër Malltezit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Manjani theksoi se në këtë situatë që është Shqipëria, kemi të bëjmë me lirinë e njerëzve merren shumë kollaj, të marrin të fusin në burgut, të ndalojnë të dalësh jashtë shtetit për kokërr të qejfit, kot fare.

Duke u ndalur te rasti i ish-ministrit të Shëndetësisë, Manjani theksoi se pse zëvendës ministri i Beqaj është në burg, kur po hetohen për të njëjtin proces.

Sipas Manjanit, Jamarbër sigurisht që nuk meritonte burgun.

Manjani: Këtu kemi të bëjmë me lirinë e njerëzve merren shumë kollaj, liritë se janë disa liri. Të marrin të fusin në burgut, të ndalojnë të dalësh jashtë shtetit për kokërr të qejfit, kot fare. Unë s’jam për të bërë dallime pse ky dhe pse jo ai tjetri, dakord për trajtim të barabartë bie në sy.

Por pse zëvendës ministri i Beqaj është në burg, çfarë ka bërë? Për të njëjtin proces. Përse biznesmeni është në burg? Po çfarë dreqin është ky vend merr kap njeriun që bën biznes dhe e fut në burg. Pse? Çfarë ka bërë? Korrupsion aktiv, e tmerrshme. Aktivi dhe pasivi, kjo është një lojë seksi e tmerrshme dhe banale. Çfarë do të thotë korruptim aktiv mo? Aktiv është ai që ka në dorë rregullin, ai që ka në dorë ligjin, ka në dorë paret e shtetit dhe bën sherihanë sipas qejfit dhe sasive të parave. Ai që paguan është viktima si kur i jep për qejf ato lekë ashtu edhe kur i jep për hall sepse i duhet me punu me mbajt punëtorët në punë.

Jamarbër sigurisht që nuk meritonte burgun, nuk diskutohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco