Elvi Fundo: Ja si gjykatat gjermane mësuan për aferën e inceneratorëve

21:40, 21/11/2023
A+ Aa A-

Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civile të këtij landi në Gjermani, kompania e inceneratorëve ‘Integrated Energy BV SPV’ së bashku me ‘GeoGenix’, mëmën e saj, kanë kallëzuar gazetarin Elvi Fundo në lidhje me disa shkrime të bëra duke pretenduar se janë shpifje, të pavërteta, shkrimet nuk kanë bazë e të tjera.

Ku në thelb kërkohej mohimi i Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalles si të lidhur me këto kompani, menaxhimin e tyre për landfillin e Tiranës e deri në Zimbabve. (Fakte dhe prova që tashmë janë vërtetuar nga SPAK-u, procesi ka nisur një vit më parë).

Fundo tregoi në 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, se si dhe gjykatat në gjermani e njohin tashmë çështjen e inceneratorit.

Padashje nëpërmjet shantazhit që kanë dashur të bëjnë, kallëzimeve të rreme të vazhdueshme të cilat u bënë në Shqipëri pasi 3 gjyqe u fituan, nëpërmjet një kallëzimi në Gjermani me pretendimin që unë të mos shkruajë më për inceneratorët.

Kushdo mund të shkruante se kështu ishte kërkesa.

Për më tepër unë kam sjellë dy doumente dhe sot. Unë kam qenë në dijeni të padisë përapra se ata ta sillnin .

Ata kishin sjellë një padi që përfshinte dhe emrin e shtetasin Mirel Mërtiri ku ishin tre kompani. Kjo e përgatitur në korrik, ndërsa ne kemi folur bashkë në maj.

Dhe më pas, në tetor të vitit të shkuar, mua më vjen një padi në gjermani e cila nuk përmbante më emrin e Mirel Mertirit, ku kërkohej të bëhej një marrëveshje. Të paguaja rreth 6 mijë euo studion ligjore që ata kishin kontraktuar.

Erdhi kallëzimi, mora dhe në një studio ligjore, një nga profesorët e jurisprudencës së të drejtës së gazetarëve, një profesor intelektual, që jep leksione në universitetin e Frankfurtit dhe ai kur ka parë kallëzimin ka qeshur.

Por ai më këshilloi që ‘ti duhet vetëm të rrish urtë, se je ak ngacmues, të jesh i qetë dhe i kujdesshëm’.

Kërkesa qe ndaj meje por më parë u kanalizua në variantin përse unë nuk isha CEO por isha owner, isha aksioner dhe jo administrator.

Unë për shkak se isha larguar në Gjermani nuk mund të rrija administrator i kompanissë, sepse duheshin firmosur rrogat, sigurimet, dhe shumë veprime të përditshme që ka adminsitratori dhe vazhdoi procedura ne i bëmë prapësimet dhe ata vazhduan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco