VIDEO/ Këlliçi: Do bëjmë padinë tjetër, do vijë momenti që SPAK do veprojë mbi Veliajn

21:43, 21/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, dhe drejtuesi i grupit të ekspertëve të opozitës për aferën korruptive të inceneratorëve, Belind Këlliçi i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, deklaroi se do të bëhet një tjetër padi në SPAK, ndaj bashkisë së Tiranës.

Këlliçi u shpreh se do të vijë një moment që SPAK do të veprojë me bashkinë e Tiranës dhe kryetarit të saj.

‘Ky reaksion politik i përgjigjet zgjedhjeve, kurdo që të ndodhin. Çdo opozitë qëllimin e saj e ka që në momentin e parë ta çojë vendin në zgjedhje për të rrëzuar qeverinë.

Ne nuk po ndalojmë në asnjë moment që të tregojmë të vërtetën, të bëjmë opozitë, qoftë me kallëzime, qoftë duke i dhënë mundësinë SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive që ka opinioni publik.

SPAK është i kontrolluar dhe po luan me disa regji. Është e pamundur që unë si ish-deputet, anëtar i kryesisë së PD-së, kandidat për bashkinë e Tiranës, që unë të kem dërguar deri më tani 7-8 kallëzime në SPAK, të faktuara, ta kem kapur në flagrancë bashkinë e Tiranës te rruga ‘Xhon Belushi’ që hap tender dhe pastaj e shtron rrugën me asfaltin dhe makineritë dhe shpall një procedurë tenderi fiktive për ti dhënë paratë një kompanie në mënyrë fiktive për ti hedhur në zgjedhje dhe kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka ndodhur asgjë.

Këtë javë bëhet gati padia e radhës për pronën dhe landfillin e Sharrës që ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, që sërish unë besoj se do të vijë një moment që SPAK do të veprojë me bashkinë e Tiranës.

Kjo punë do të shkojë tek përgjegjësi i vërtetë, që është kryetari i bashkisë së Tiranës’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco