VIDEO/ Belind Këlliçi: Landfilli i Sharrës nuk ka më vend, Tirana në prag të katastrofës mjedisore

21:31, 21/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, dhe drejtuesi i grupit të ekspertëve të opozitës për aferën korruptive të inceneratorëve, Belind Këlliçi është shprehur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, se në landfillin e Sharrës nuk ka më vend për mbeturina.

Sipas Këlliçit, Tirana është në prag të një katastrofe mjedisore për shkak të mungesës së hapësirave për të depozituar mbetje.

‘Jo vetëm që ne vazhdojmë të paguajmë 29 euro për ton, për mbetjet, por situata sot pas 6 vitesh situata është në prag të katastrofës mjedisore, sepse nuk ka më vend. Nuk ka më vend për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, po mbaron hapësira.

Ka qenë e planifikuar që mbetjet që hidheshin, do të digjeshin dhe do të hapej territor më shumë, dhe të kishte volum mjaftueshëm për të gjitha mbetjet e Tiranës.

Por duke shtuar Durrësin, Kamzën, Kavajën, Rrogozhinës, problemi është se në landfillin e Sharrës nuk ka më vend për depozitimin e mbetjeve. Që ta kuptojnë qytetarët, dërgohen mbetjet, groposen nga një rul dhe të gjitha ujërat nëntokësore ndoten dhe kjo rrezikon shëndetin e qytetarëve të Tiranës.

Nga ana tjetër që kemi një kryeministër që thotë, nuk di gjë. Ky që ka paguar 110 mln euro nga buxheti thotë nuk di gjë. Unë kam qenë pjesë e komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve, i kam treguar vendimin e Këshillit të Ministrave, me firmën e tij, nga të paktat vendime që ka firmosur vetë, ku i ka dhënë bonos 8 % të pikëve një kompanie që nuk ekzistonte’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco