'Investimet e bandave'/ Gazetari: Nëse cënohen interesat e pushtetit politik, SPAK krijon kushtet për të vrarë dosjen

19:54, 21/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferko, ka folur për standardet e shumëfishta të SPAK, dhe goditja e bandës së Ervin Matës, por që krerët janë në arrati.

Sipas Çollakut, SPAK ka pasur kohë të mjaftueshme indicie dhe ndihmë të jashtëzakonshme nga partnerët për të shkuar te paratë, te investimet.

Sipas Çollakut, këtu nëse cenohen interesat e pushtetit politik bashkë me financat e mëdha që pastrohen në këtë vend, atëherë kjo është të krijosh kushte për të vrarë dosjen, të krijosh kushte për të mos hetuar, krijon kushte për të shpëtuar ata që janë në fokus të këtyre hetimeve.

Çollaku: Historia mbetet e tillë. Prokuroria sidomos kjo e reja që bëmë, pikë së pari duhet të ketë mbaruar punë me provat, jo ti kërkojnë rrugës. Ka pasur kohë të mjaftueshme, indicie dhe ndihmë të jashtëzakonshme nga partnerët për të shkuar te paratë, te investimet. Kjo është gjurmo paranë, gjurmo pasurinë e paligjshme të këtyre keqbërësve. Dihen se kush janë investimet, pasuritë, paratë e përbashkëta të këtyre njerëzve. Kush është duke i mbrojtur investimet, kush është duke i mbrojtur paratë? Këtu nëse cenohen interesat e pushtetit politik bashkë me financat e mëdha që pastrohen në këtë vend, atëherë kjo është të krijosh kushte për të vrarë dosjen, të krijosh kushte për të mos hetuar, krijon kushte për të shpëtuar ata që janë në fokus të këtyre hetimeve.

Disa nga emrat e përmendur janë në botën e trafikut të drogës prej disa vitesh dhe ne e dimë të gjithë këtë gjë. Nuk është në kujtesën mediatike, shumë prej këtyre emrave dihet se me çfarë janë marrë, kanë qënë kontingjent dhe të regjistruar në këto rekordet kriminale.

Këtu nuk ka munguar informacioni por ka munguar vullneti dhe dënimi. Tani e shoh edhe SPAK në një aspekt ndryshe, pasi kjo prokurori është jo vetëm nën presionin publik dhe ndërkombëtar, por ata partnerë të cilët kanë sjellë dosje pothuajse të gatshme, se nuk i kanë përkthyre këta tanët, se ato shqip janë, janë të tjerë njerëz shqipfolës atje që i kanë bërë gati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco