Malltezi: Kthimi i pronës te pronari i ligjshëm qenka korrupsion, ndërsa 6 milion m2 troje që fal Rama është qeverisje e mirë?!

Malltezi: Kthimi i pronës te pronari i ligjshëm qenka korrupsion, ndërsa 6 milion m2 troje që fal Rama është qeverisje e mirë?!

19:40, 21/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, me një shënim të shkurtër në Facebook, ka reaguar pasi ka lënë qelinë, ku u mbajt në mënyrë të padrejtë.

Malltezi shkruan në Facebook se, kthimi i pronës te pronari i ligjshëm qenka korrupsion, ndërsa 6 milion m2 troje që fal Rama është qeverisje e mirë.

Reagimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Përshëndetje miq.

Kisha në plan të bëja një konferencë për shtyp live nesër me Skype nga shtëpia të përballesha me fakte dhe argumente me të gjithë gazetarët pavarësisht ngjyrave, por më duhet të sqaroj me avokatet nëse lejohet apo jo, pasi vendimi i gjykatës nuk lejon të komunikoj me asnjë person përveç atyre ne banesë.

Shumicën e keni të sqaruar në fjalën që pata dje para gjykatës që e paska nxjerrë AUDIO edhe Dr. Berisha në faqen e tij.

Ende nuk e kam dëgjuar.

Mu kujtua 1945 (shihni listën bashkëngjitur) ku familja Begeja përfaqësohet me 3 përfaqësues, njëri stërgjyshi im, tjetri vëllai i gjyshes-pra 2 nga një familje dhe një tjetër kushëri bashkëpronar i familjes Begeja.

Të gjithë u shpallën ARMIQ se ishin pasanike.

Kthimi i Pronës tek pronari i ligjshëm qenka korrupsion, ndërsa 6 milion metër katror 2 troje që fal Edi Rama është qeverisje e mirë dhe kundra korrupsionit, njëlloj si 3 vkm me emër për Bolinon e ligjet si kostume qepim me porosi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco