Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Raporti i BE/ Çela: Komuniteti rom dhe egjiptian janë të harruar nga politika

11:00, 21/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV ishte gazetarja, Fiona Çela.

Çela është shprehur se komuniteti i romve është lënë shumë pas dore pasi politikanët kujtohen vetëm kur ka fushatë elektorale bëjnë premtime dhe harron shumë shpejt.

Ekzistojnë normat dhe programet e romve që janë të përqendruar në bashkitë kryesore të vendit dhe janë pika shumë të rëndësishëm që nëse do të zbatoheshin do të kishte një gjithë-përfshirje të tyre sociale, por edhe të shtresave të tjera të margjinalizuara.

Në rrethet e vogla të vendit ku ka një përqendrim më të madh të këtyre komuniteteve që kanë probleme me strehimin, arsimimin dhe infrastrukturën shprehen se politikanët vinë e na japin premtime por në fund nuk ka asnjë ndryshim pasi numri ynë në vota sipas tyre është i vogël dhe nuk përbën ndonjë impakt të madh në rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco