Fansi i zjarrtë i Ramës, Veliajt dhe Lulit sulmon opozitën e vërtetë: S’po e lini Ramën rehat, ne distancohemi

Fansi i zjarrtë i Ramës, Veliajt dhe Lulit sulmon opozitën e vërtetë: S’po e lini Ramën rehat, ne distancohemi

13:19, 20/11/2023
A+ Aa A-
Arbi Agalliu, njeri i afërt i familjes së Bashës, njëkohësisht fans i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është shqetësuar shumë për rezistencën që opozita e vërtetë po i bën në Parlament Edi Ramës, idhullit të tij. 

Qarkullojnë foto në rrjet, të cilat Syri i ka publikuar edhe më parë, ku Agalliu nxiton të kapë për xhakete Ramën në rrugët e Vlorës për të bërë një foto me të, e Erion Veliajt i shkon në zyrë për t’i rrëmbyer një foto. 

Të mbetur fillikat, të gjendur përballë pafuqisë për të mbështetur Ramën në këto ditë të vështira për të, ku opozita reale është duke i bërë rezistencë në Parlament, Basha nxjerr fansat e Ramës për t’u justifikuar për pafuqinë e tyre që ta mbrojnë atë në Parlament. 

Këtë gjë ka bërë edhe sot deputeti i Bashës, Arbi Agalliu, i cili ka komentuar zhvillimin e seancës plenare, ku ka akuzuar kolegët e opozitës për ndezjen e flakadanëve dhe kaosit të krijuar në Kuvend, siç e quan ai rezistencën opozitare. 

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se parlamenti i Shqipërisë do të duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti mbi projektbuxhetin, por “sot nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën”, është shprehur Agalliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco