Bardhi reagon ndaj Ramës: Ti fute në politikë dhe parlament kriminelët, vrasësit dhe hajdutët

Bardhi reagon ndaj Ramës: Ti fute në politikë dhe parlament kriminelët, vrasësit dhe hajdutët

12:31, 20/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, reagoi pas qëndrimit që mbajti Edi Rama për seancën e sotme.

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.

Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar,” tha Bardhi.

Edhe pse e ka shndërruar parlamentin në fasadë antidemokratike, Rama tha sot se opozita ka prekur fundin.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama në X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco