Ilir Beqaj dhe SPAK!

Ilir Beqaj dhe SPAK!

19:50, 19/11/2023
A+ Aa A-

Nga Julian Hoxhaj

SPAK ka kryer deri më sot shumë hetime për krime financiare, ku në disa raste ka pasur ndalime për abuzime përfshirë me TVSH (tatimin mbi vlerën e shtuar). Mirëpo, teksa prej vitesh SPAK po heton dy koncesnione në shëndetësi, çuditërisht i ka "shkarë" një fakt ulëritës i këtyre dy dosjeve, PAGESA E FATURAVE PËR KONCENSIONET ME TVSH.

Mirëpo, ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ka një përjashtim kur vjen puna te shërbimet shëndetësore, nuk aplikohet TVSH. Nuk aplikohet TVSH, pasi sipas ligjit shërbimet shëndetësore janë një e mirë publike dhe sigurisht në thelb është shëndeti i popullatës.

Madje, këtë gjë e ka ditur shumë mirë dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka hedhur firmën për dy konçensionet, STERILIZIMIN dhe CHECK UP. Faktin që ministri ishte në dijeni që shërbimet shëndetësore përjashtohen nga TVSH e ka thënë KLSH në një raport të fundit, publikuar pak ditë më parë edhe nga SYRI TV.

Mirëpo pavarësisht këtij fakti, ish-Ministri i Shëndetësisë kur lidhi kontratat koncensionare me dy kompanitë private, veç favorizimeve të ndryshme, ndër të tjera vendosi që shteti shqiptar të paguajë TVSH për faturat e Sterilizimit dhe CHECK Up.

Sipas KLSH, vetëm në vitin 2022 shteti ka paguar 4 milione euro TVSH për sterilizimin dhe Check up, apo baraz me 12 mijë sete kirurgjikale të mesme (nëse paratë e TVSH-S për sterilizimin do të ishin përkthyer në shërbim publik).

Tani mendoni vet se sa është dëmi ekonomik që shteti ka pësuar në gjithë periudhën koncensionare tē Sterilizimit dhe Check Up vetëm nga pagesa e TVSH. Pra, sot jam ende në dilemë nëse hetuesit financiar të SPAK e kanë apo jo të qartë këtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco