FOTO/ Berisha: Ky është parlamenti i diktaturës së bandave!

FOTO/ Berisha: Ky është parlamenti i diktaturës së bandave!

19:45, 19/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj skandalit të madh që po lipset të ndodhi ditën e hënë në Parlamentin e Shqipërisë, ku forcat speciale të gardës, policisë dhe Reneas, do jenë prezente në sallë, duke izoluar deputetët e opozitës në aksionin e tyre, për të kundërshtuar zhvillimin normal të seancë plenare, ku do votohet buxheti i vitit 2024. 

'Rama nesër ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve. Për të realizuar këtë, ai prej dy ditësh ka urdhëruar prova të përgjithshme të forcave speciale të gardës, Reneas dhe njesive speciale të policisë në sallën e Parlamentit, mjediset tjera, brenda dhe përreth ndërteses dhe oborrin e Parlamentit', shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë: 

Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës. Ai ka urdhërua forcat speciale të gardës, policisë, Renean që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament.

Ai nesër ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve. Për të realizuar këtë, ai prej dy ditësh ka urdhëruar prova të përgjithshme të forcave speciale të gardës, Reneas dhe njesive speciale të policisë në sallën e Parlamentit, mjediset tjera, brenda dhe përreth ndërteses dhe oborrin e Parlamentit.

Përfaqësuesit e popullit opozitar nesër në betejën e tyre pa kthim, me guxim, vendosmëri do të mbrojnë fuqishëm dhe të pamposhtur pluralizmin politik, të drejtat e tyre kushtetuese, intersat e popullit opozitar në Parlament! Asgjë nuk mund të mposht opozitën e të drejtave të mohuara në betejën e saj pa kthim deri nëfitore! #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco