Ora 11:30/ Berisha fton sot qytetarët t'i drejtojnë pyetje në Fb dhe Instagram

Ora 11:30/ Berisha fton sot qytetarët t'i drejtojnë pyetje në Fb dhe Instagram

08:12, 18/11/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka ftuar qytetarët sot brenda dhe jashtë vendit, që të marrin pjesë në një konferencë shtypi me ta nëpërmjet rrjeteve sociale, t\i drejtojnë pyetjet që ata kanë dhe të përfshihen së bashku në një bashkëbisedim.

Berisha shkroi në Fb: “Të dashur miq, në ora 11:30 do të jemi live në Facebook & Instagram në një bashkëbisedim me qytetarët. Mirëpres pyetjet tuaja.”

Takime të tilla të hapura me qytetarët janë bërë një praktikë e zakonshme tashmë e kreut të Partisë Demokratike në kushtet kur deputetët demokratë kanë nisur një protestë në Kuvend dhe goditja sistematike e qeverisë ndaj opozitës e veçanërisht, partisë më të vjetër të saj, vazhdon pa ndërprerje.

Kujtojmë se në shkelje të të drejtave të dhëna nga Kushtetuta, mazhoranca i ka refuzuar shtatë komisione hetimore deputetëve të opozitës, njërin pas tjetrit, në një kohë kur mjafton që kërkesa të bëhet nga vetëm ¼ e anëtarëve të Kuvendit. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco