Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Departamenti i Ekonomisë/ Klodian Muço: Buxheti me rritje pa gjeneruar zhvillim

17:58, 15/11/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit të Ekonomisë pranë PD-së, Klodian Muço ka komentuar projekt buxhetin e vitit 2024, si një buxhet me rritje por që nuk gjeneron zhvillim.

Në fjalën e tij gjatë tryezës me ekspertë të ekonomisë dhe drejtues të departamenteve të PD-së, Muço u shpreh se ‘qeveria në vend që të preokupohet për luftën ndaj evazionit dhe korrupsionit ka vendosur që të ardhurat ti rrisë duke taksuar profesionet e lira dhe të vetëpunësuari’.

Muço: Në 10 vitet e fundit, vihet re një rritje e vazhdueshme e madhësisë së buxhetit. Kjo rritje nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së luftës ndaj informalitetit apo e zgjerimit të bazës së tatueshme, por kryesisht si pasojë e rritjes së taksave mbi shtresën e mesme të popullsisë, që çon në vijim në largime në masë, në rënie të lindjeve dhe në reduktim të vazhdueshëm të kapitalit human të kualifikuar.

Më konkretisht: buxheti i 2024 do të mbahet mend si buxheti i investimeve në infrastrukturë. Duke lënë mbas dore investimet në arsim apo në kapitalin human në tërësi. Në buxhetin e 2024 shohim se rritet ekonomia po niveli i të ardhurave ne raport me PBB ngelet si para dhjetë viteve, përkundrazi ka një rënie me 0.4% në raport me vitin e kaluar. Pra qeveria në vend që të preokupohet për luftën ndaj evazionit dhe korrupsionit ka vendosur që të ardhurat ti rrisë duke taksuar profesionet e lira dhe të vetëpunësuari.

Ky buxhet do të mbahet mend si buxheti që nuk e konsideron fare problemin e varfërisë i cili zgjidhet me stimulimin e hapjes së vendeve të reja të punës, me rritjen e produktivitetit etj. Në fakt edhe pse kemi një buxhet prej 7.2 mld euro por asnjë euro nuk do shpenzohet për mbështetjen e biznesin apo për mbështetjen e eksportuesve që po falimentojnë dita ditës nga forcimi i monedhës vendase.

Në 10 vitet e fundit inflacioni është rrit me 25% ndërsa indeksi i çmimeve të shportës është rrit me 63% nga ana tjetër pensioni mesatar për të njëjtën periudhë kohe është rrit me vetëm 23% pra kjo tregon se rritja reale e pensioneve është negative. Edhe në 2024 pensionet do të indeksohet në më pak se inflacioni.

Çfarë të thuash pastaj për skemën e pensioneve që në 2014 kishim 1.6 të punësuar për një përfitues pensioni kurse tani kemi vetëm 1.1 të punësuar për çdo përfitues pensioni. Kjo si pasojë e largimit të mbi 500 mijë vetave. Duke e çuar skemën në prag defaulti.  E për ta zgjidhur mendojnë vetëm duke rritur me ligj pagat.

Ç’të thuash pastaj për reformën administrative të 2015 që synonte autonomi vendore dhe reduktim të numrit të të punësuarve. Në të vërtetë buxheti i 2024 dhe rritja e trasfertave me mbi 10% tregon që bashkitë sot janë edhe më të varura nga qeveria qendrore se në 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco