Kaso: Kryebashkiakët e opozitës burgosen politikisht, ata të Ramës rrinë në detyrë edhe pse janë të dënuar

Kaso: Kryebashkiakët e opozitës burgosen politikisht, ata të Ramës rrinë në detyrë edhe pse janë të dënuar

16:44, 15/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso me anë të një deklarate për mediat, ka ngritur alarmin se, si institucionet nuk i prekin njerëzit e Edi Ramës, ndërsa kryebashkiakët e opozitës, arrestohen politikisht.

Deklarata e Kasos u bë pas vendimit të KQZ-së, për të mos i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i dënuar në Greqi, vendim të cilin nuk e kishte të deklaruar.

Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso:

Vendimi i djeshëm i KQZ për të falur një tjetër zyrtar të Edi Ramës me dënime të mëparshme, dhe për ta trajtuar dekriminalizimin si një ligj fakultativ, është një tjetër provë se institucionet kanë rënë.

Kryebashkiaku i Kuçovës, i zgjedhur nëpërmjet një procesi elektoral farsë, ka fituar dje pa të drejtë në një proces të dytë farsë, falë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo edhe pse, sipas ligjit, nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në Greqi.

Mbërritja e dokumentacionit nga shteti grek ka qartësuar më në fund dilemën nëse akuza ndaj kreut të Kuçovës ishte politike ose jo. Me letra të një shteti tjetër ai është një i dënuar dhe si i tillë, minimalisht duhet ta deklaronte këtë para kandidimit në formularin e dekriminalizimit.

Sigurisht, për qeverinë rrëzimi i një tjetër kryebashkiaku, pas atij të Kukësit dhe të Rrogozhinës, do ishte një lajm i keq. Kjo nuk mund të lejohej dhe kjo ndodhi.

KQZ iu përgjigj nevojës së kryeministrit duke e anashkaluar një fakt kokëfortë që ka vlejtur për kandidatët e tjerë, por jo për të Kuçovës.

Partia Demokratike përsërit alarmin se kryebashkiakët e opozitës burgosen politikisht dhe ata të qeverisë, edhe pse janë dënuar e mbajnë detyrën, por thekson se ora e drejtësisë gjithmonë mbërrin.

Ne e dimë se fytyra e vërtetë e pushtetit të korruptuar demonstrohet me persekutimin e kundërshtarit dhe marrjen peng të institucioneve të shtetit.

Rasti i Kuçovës është një vjedhje e dyfishtë publike. Në fillim vidhen dhe manipulohen votat dhe herën e dytë ligjet e shtetit.

Raporti i zgjedhjeve të OSBE-ODHIR e ka qartësuar tashmë se si u zhvilluan dhe si u fituan zgjedhjet e 14 majit.

Partia Demokratike thekson se pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco