Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

KQZ nuk ia hoqi mandatin Hajdarit, Maliqi: Turp, skandal! Po na bëni të largohemi të gjithë nga Shqipëria

12:58, 14/11/2023
A+ Aa A-

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim sot që të mos ia ndërpresë mandatin, kryetarit të bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarit, pavarësisht se ai e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit fakti se kishte qënë i dënuar në Greqi vite më parë, paditësi i tij dhe rivali në zgjedhje, Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Kryekomisionit Celibashi për marrje ryshfeti dhe deklaroi se çështjen do ta dërgonte deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në Strasburg. Turp e faqja e zezë, - tha Maliqi, -  sepse e njoh Ilirjan Celibashin, kryetar gjykate e çfarë s’ka qenë, ka dhe fëmijët juristë siç e kam edhe unë juristë dhe është një turp dhe një skandal! Në qoftë se ka marrë para, do të dalë një ditë! Ky është një turp i madh!. Këta s’pyesin as parlament, as Gjykatë të Lartë, as Gjykata Kushtetuese, të rrojnë paratë dhe të rrojë diktatori! Mirupafshim!

Celibashi: Herë tjetër do t’i kursejmë këto gjëra...

Maliqi:  Jo mo jo, nuk ke çfarë kursen ti se është një turp i madh. Më dëgjo mua! SPAK le t’i shikojë dhe telefonat me ty, t’i shikojë SPAK-u, se Salillari ka thënë që e kam mik, Celibashin që në 4 prill, 5 prill dhe e shqyet formularin e dekriminalizimit me vulë apostile! Ia çuat për hetim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme.

Po tani që ua pruri Prokuroria e Përgjithshme, provën, çfarë do të bëni?!  Po pse, kështu e edukon ti vajzën tënde dhe unë vajzën time?! Meqënëse paskam mbaruar të dy drejtësi kriminale evropiane?!

Turp! Skandal! Banditë të shtetit! Banditë! Po na bëni të largohemi të gjithë nga Shqipëria! Turp i madh! Na rroftë që paskemi mbaruar me dhjeta, procedurë penale e kriminalistikë!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco