KAFE SHQETO/ Hoxhaj: Politikanët janë institucioni më armik ndaj gazetarëve!

KAFE SHQETO/ Hoxhaj: Politikanët janë institucioni më armik ndaj gazetarëve!

09:57, 14/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxhaj, redaktor në SYRI TV, i cili vetëm 4 ditë më parë u nderua me çmimin “Vangjush Gambeta” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për shkrimin më të mirë ekonomik në Shqipëri për vitin 2023, vazhdon të urohet nga miq, kolegë por edhe politikanë. E ndërsa i pret urimet e të gjithëve me buzëqeshje dhe me qetësinë që e karakterizon, Julian Hoxhaj nuk mund ta fshehë mendimin që ka për politikanët shqiptarë dhe qendrimin e tyre ndaj medias.

“Jemi mësuar me të tilla... nuk po them “falsitete” – shpjegoi ai sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV - por  le të themi sjellje sa për sy e faqe: Sa për sy e faqe!

Unë zakonisht mundohem të ruaj një raport në distancë me institucionet, edhe në ceremoninë në fjalë e them pa droje, pata një lloj raporti në distancë me Presidentin, ishte një takim kortezie, por mundohem t’u qëndroj larg sepse nuk më pëlqen që politikanët të ndërhyjnë ose të jenë pjesë e të tilla situatave për shkak se politikanët janë bullizuesit, janë dhunuesit, janë penguesit, janë institucioni më “armik” i gazetarëve.  Pra, nëse ka institucion, nëse do ta quaja me këtë temë të gjithë politikën, janë pikërisht ata që krijojnë pengesa, krijojnë probleme, krijojnë vështirësi, krijojnë dhunë fizike, verbale a si të doni quajeni.

Kafe Shqeto: Presidenti Begaj s’i prish punë njeriu...

Image

Julian Hoxhaj: Presidenca ndoshta duhet të kenë një rol më të madh dhe duhet ta shprehë me vepra konkrete, qoftë Bajram Begaj, qoftë kushdo që shkon në atë detyrë, të paktën ndaj gazetarëve, ashtu siç ndaj të gjithë qytetarëve. Pse?! Sepse zgjidhet për të mbrojtur interesin publik.

Presidenti ka një rol honorifik, por ka dhe një rol deçiziv për t’u bërë një zëdhënës i interesit publik. Po përgjithësisht unë e shoh politikën si një problem për gazetarët në aspektin e punës së tyre të përditshme”, theksoi më tej pa u lëkundur në bindjen e tij, gazetari Julian Hoxhaj. /ar.sh/SYRI.NET

Image

Ndiqni intervistën e plotë në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco