KAFE SHQETO/ 'Figurë e urryer', Avokati: Ja pse shkarkimi i Braveman do të rrisë imazhin e qeverisë britanike

09:38, 14/11/2023
A+ Aa A-

Emisioni i mëngjesit në SYRI.TV, KAFE SHQETO, ka trajtuar sot shkarkimin e ish-ministres britanike, Suella Braverman, e cila për shkak të deklaratave të saj është quajtur dhe si ‘armikja e shqiptarëve.’

Për të folur për këtë temë e cila të hënën, (13 nëntor) ishte në qendër të të gjithave mediave botërore ishte i ftuar avokati shqiptar i cili jeton në Britaninë e Madhe, Naim Hasani.

Pyetjes se nëse e priste një shkarkim të Suela Braveman për shkak të qasjeve të saj të cilat herë pas here kanë shkaktuar dhe protesta në rrugët e Londrës, avokati u përgjigj:

Hasani: Shkarkimi i ish- ministrës së brendshme Suella Braveman është pritur me eufori, është pritur me një gëzim të madh nga shumë qytetarë në Britani sepse ajo në një farë mënyrë kishte arritur në atë situatë ku kishte ofenduar shumë qytetarë britanik jo vetëm shqiptarë dhe vendimi i ditës së djeshme i kryeministrit britanik Rishi Sunak për shkarkimin e saj ishte padyshim një vendim tërësisht i drejtë, i bazuar absolutisht në parimet e respektit për komunitetet e ndryshme etnike që jetojnë në Britani.

Braveman ka qenë padyshim një ministre e cila ka shkaktuar mjaft probleme për qeverinë britanike dhe për kryeministrin Sunak me komentet e saj kontraverse sidomos përsa i përket emigrantëve shqiptarëve dhe komunitetit shqiptar në Britani.

Mos të harrojmë se në fillim të vitit të kaluar ajo i quajti shqiptarët kriminel, i quajti pushtues dhe padyshim nuk ka pushuar së formimit të politikave kundër shqiptarëve. Fakti që ajo ka shkuar tani më tutje me komunitetet e tjera, padyshim duke i quajtur dhe protesta pro-palestineze që u zhvilluan ditë më parë në Londër, si marshe të urrejtjes dhe duke i rehabilituar në një farë mënyre elementë të ekstremit të djathtë në Britaninë të  cilët arritën të vijnë në qendër të Londrës në ‘Ditën e Dëshmorëve’, një festë shumë e rëndësishme për Britaninë dhe shkaktuan dhunë mes policinë, komentet e saj padyshim dhe për të pastrehët të  cilët jetojnë në tenda dhe disa në rrugë, duke e quajtur atë si një zgjedhje të jetesës së tyre, gjitha këto e kishin mbushur kupën për të dhe  pritej vetëm shkarkimi i saj.

Ky largim i kësaj ministre kaq ndarëse një figurë në një farë mënyrë e urryer nga shumë komunitete në Britani, faktikisht vetëm se e përmison klimën e qeverisë britanike dhe imazhin e kësaj qeverie jo vetëm në Britani por në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco