Bushati: Vetëm se Ramës i duhet të komandojë investimet strategjike, e përdor SPAK si leckë këpucësh

21:29, 13/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Andi Bushati, ka folur për kapjen e SPAK nga kryeministri Edi Rama, duke radhitur një sërë faktesh.

Sipas Bushatit, fakt i pakontestueshëm është çështjen ‘Beleri’, ku Edi Rama dha direktivën, filloi fushatën propagandistike në media dhe iku në burg kryetari minoritar kandidati për Bashkinë e Himarës.

Analisti theksoi se ‘vetëm se Edi Ramës i duhen 4-5 prona në jug të Shqipërisë e përdor SPAK-un si leckë këpucësh’.

Bushati: Ka një çështje që është më e prekshme, që Rama kontrollon SPAK-un, dhe ajo është flagrante dhe është çështja ‘Beleri’. Nëse doni të kuptoni që SPAK janë jo ushtarë të Edi Ramës, por janë ushtarë të kryepolicit të Himarës, merni çështjen ‘Beleri’, shkoi Edi Rama, dha direktivën, filloi fushatën propagandistike në media, iku në burg kryetari minoritar kandidati për Bashkinë e Himarës.

Nga përgjimet e botuara nga salla e gjyqit, dukej evidente që pas kësaj me urdhër të Ramës kanë futur një të infiltruar të policisë ta kapi atë me gjasme duke blerë vota vetëm sepse i duhej Edi Ramës dhe jo as për arsye shtetërore as pse ka ndonjë betejë të madhe politike, por vetëm se Edi Ramës i duhen 4-5 prona në jug të Shqipërisë e përdor SPAK-un si leckë këpucësh. Hajde meru me këtë.

Vetëm se duhet të komandojë Edi Rama investimet strategjike për të grabitur çdo tokë të bregdetit futet SPAK në punë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco