Erion Braçe: Buxheti të paguajë ditët e ciklit për gratë dhe vajzat, t'u njihet raporti i pushimit

Erion Braçe: Buxheti të paguajë ditët e ciklit për gratë dhe vajzat, t'u njihet raporti i pushimit

20:55, 13/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

Në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë, Braçe theksoi se një iniciativë e tillë nuk kushton shumë dhe është mirë që të përfshihet në iniciativat e ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu Braçe ka deklaruar se paketa higjeno-sanitare të grave dhe vajzave të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit, pasi po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë dhe është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, që duhet kalkuluar të përfshihet në iniciativat e ministrisë së Shëndetësisë. E dyta, a ka mundësi që paketën higjeno-sanitare të grave dhe vajzave pikërisht për ciklin ta përjashtojmë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit, se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po bën Evropa që ta paguaj qeveria këtë gjë, një herë në muaj, por minimumi po kërkoj që të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit”, tha Braçe

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco