VIDEO/ Hoxhaj: Politika e emigracionit nga Britania nuk ndryshojnë, Breverman u bë kokë turku

20:08, 13/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren ,Armela Ferko për të komentuar shkarkimin e sekretares së brendshme në Britani ishte profesori në London College, Andi Hoxhaj.

Hoxhaj është shprehur se politika e emigracionit në Britaninë e Madhe nuk është se do të ketë ndonjë ndryshime pas ikjes nga detyra e sekretares së brendshme Braverman

Politika e emigracionit në Britaninë e Madhe nuk është se do të ketë ndonjë ndryshime pas ikjes nga detyra e sekretares së brendshme Braverman. Aktualisht po shikoj propozimet që po bëjnë dy partitë kryesore në Britani që në thelb janë gati të njëjta sa i përket politikave të emigracionit.

Ikja e Braverman nuk është thjeshtë vetëm emri i saj por është shuam herë më e thellë se ajo pasi ka të bëjë me situatën brenda partisë konservatore. Të mërkurën do të merret vendimi nga Gjykata e Lartë sai përket politikave të emigracionit me Ruandën dhe kjo pritet të dështoje edhe në sytë e gjykatës qeveria do të duket keq.

Sa i përket politikave të emigracionit për bashkëpunimin me Ruandën ajo është ndaluar nga gjykata pasi atje nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe prandaj të mërkurën do ta shohim zbardhjen e vendimit nga Gjykata dhe ky vendim kishte kosto për partinë konservatore e këtë kosto do ta marrë Braverman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco