Berisha: Me këtë segment, i cili përfaqësohet nga ai që quhet Lulzim Brava, ne nuk mund të pajtohemi kurrë.

Berisha: Me këtë segment, i cili përfaqësohet nga ai që quhet Lulzim Brava, ne nuk mund të pajtohemi kurrë.

19:36, 13/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët dhe simpatizantët e PD-së në Kavajë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se nuk mund të pajtohet kurrë me segmentin që përfaqësohet nga Lulzim Brava.

Pjesë nga diskutimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Rrethanat, të cilat më detyruan mua të kthehem, i keni të gjithë të qarta.

U ktheva në një moment kur e pashë se opozita po shndërrohej totalisht në një shtojcë të Edi Ramës.

Jam përpjekur shumë me bashkëpunëtorët e mi, që ky kthim të krijonte përçarjen më minimale të mundshme.

Dhe mendoj se ndoshta, jo me shpejtësinë e duhur, por në mënyrë të pandalshme, procesi i bashkimit po ecën dhe po ndodh dhe do ndodhë.

Ne nuk kemi asnjë demokrat për të humbur.

Por kërkoj mirëkuptimin tuaj, ata të cilët ndërtojnë parajsën e tyre, duke shkelmuar interesat tuaja, ata janë armiqtë tuaj, pavarësisht se me çfarë ngjyre u paraqiten ju.

Më vjen keq që po kthehem te vetja ime, kur më kërkuan mua më datën 20 prill të vitit 2021, Edi Rama dhe Lulzim Basha më dërguan të huaj në zyrë, për të më pyetur se pas këtyre zgjedhjeve, nëse PD nuk i fiton zgjedhjet, çfarë do mendoje ti për një koalicion.

Unë i thashë, nuk mund të jem unë dakord me ketë.

Pyetja e dytë, çfarë do bësh ti nëse ndodh? Do t’i kundërvihem me të gjitha fuqitë e mia. Unë një zë jam se nuk kam ndonjë funksion, por nuk do pranoj sepse kjo është një gjëmë për vendin tim, për demokracinë, për shqiptarët.

Kjo është vrasësh çdo shpresë dhe të vendosësh një kupolë të tmerrshme mbi ta.

Kjo mjaftoi për të shpallur Sali Berishën, brenda muajit non-grata. Ajo nuk u përgatit, ishte e gatshme, por për t’u firmosur dhe unë çfarë mësova nga ajo?

Mësova se opozitën po e merrnin peng. Por tani, unë atë nuk mund ta pranoja kurrë. Sepse opozita për çdo shqiptar, që i thotë Shqipërisë, Shqipëri, është shtyllë e sovranitetit të saj.

Për atë sovranitet, shqiptarët janë vrarë, shqiptarët janë burgosur, shqiptarët janë internuar, shqiptarët kanë bërë sakrificat më të mëdha. Ai nuk mund të preket pa u shndërruar ky vend në koloni, kurrë, kurrë!

Ti që i shkatërron një kombi opozitën, çfarë ka ndodhur, më falni se jemi këtu, hidhni pak sytë, këto 10 vite, 1 milion shqiptarë të larguar.

Po të kishte pasur opozitë të vërtetë, nuk do ishin larguar. Se do thoshin, ky katër vjet është, ikën ky dhe vjen opozita.

Por opozita mendonte në vitin 2021, jo si të fitonte zgjedhjet, po si të bënte koalicion me Edi Ramën.

Me këtë segment, i cili përfaqësohet nga ai që quhet Lulzim Brava, ne nuk mund të pajtohemi kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco