Berisha: Rama bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës! Po sjell refugjatët këtu, kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruanda

Berisha: Rama bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës! Po sjell refugjatët këtu, kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruanda

19:29, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës.

Në takimin me demokratët e Kavajës, Berisha theksoi se Rama po sjell refugjatët këtu, ndërkohë që shqiptarët shkojnë në Ruanda.

Berisha: Besimi im te fitorja e merituar është i pakthyeshëm dhe i pathyeshëm.

Por, ashtu siç thashë, siç theksova në fillim, për opozitën, për PD-në, për të djathtën, mbështetja e Kavajës është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Sot, është koha t’i themi armikut, armik.

Dhe Edi Rama është armik i qenies, i lirive, i dinjitetit tonë dhe të kombit shqiptar.

Ju e shndërruat me të drejtë, nuk ka gjë më të dhimbshme, nuk ka gjë më të trishtë që të shohësh që në 10 vite, kanë ikur nga Shqipëria, 1.1 milion shqiptarë. Dhe ky del e firmos marrëveshje për të pru refugjatë këtu. Kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruandë.

Dhe se ky ka vendosur këtë mobokraci, me të cilën po e shqyen Shqipërinë copa-copa.

Merr vetëm një moment, ne u themeluam në dhjetor të vitit 1990, në mitingun e parë themelues, ne deklaruam, dhe ç’është e vërteta, çuditen vendet e tjera përreth, PD themelohet si parti e interesit kombëtar.

Do thoni ju pse e vumë ne atë në program? Se ne ishim politikanë të ditëve të para. Ne ishim njerëz që jetonim në diktaturë me kufizime shumë të mëdha në njohuritë tona.

Po nga u nisëm ne që të vëmë në programin tonë këtë pikë? U nisëm thjesht nga një fakt. Nuk kishim lexuar statute të partive tona simotra. Por fakti se PPSH kishte shkelmuar për 45 vite interesin kombëtar, atëherë ne thamë: ose të themelohemi si parti e interesit kombëtar, ose të mos themelohemi fare.

Dhe ne kishim të drejtë.

Shikoni se çfarë bën ky sot me Kosovën? Ka pasur një moment në vitin 1991, kur Ramiz Alia- dhe kjo është shumë e vërtetë- me Sllobodan Millosheviçin, shkrinë shërbimet kundër opozitave. Unë u them miqve të mi në Kosovë se kjo po ndodh. Po më thonë, është e vërtetë. Kaq ishte ajo periudhë.

Po ky del haptaz kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Ky bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës dhe qeverisë së saj në emër të Vuçiçit. Ky, lideri global i 1 prillit, na paraqet drafte për asociacionin. Që të gjitha për të ndihmuar padronin e tyre.

Çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, nuk mund ta pranojë më këtë Pashiq, siç e kanë quajtur me të drejtë, publicistët e mëdhenj të Europës.

Vetëm kjo përbën një motiv për çdo atdhetar shqiptar, për t’i dhënë duart Pashiqit, për ta përcjellë aty ku e meriton.

Ndaj edhe koha është: protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco