Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Gjykata nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD

16:28, 13/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës nuk njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike e po ashtu as statutin e dalë nga mbledhja e 2 shtatorit. Gjykata vendosi pezullimin e çështjes, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi. Gjyqtari Niko Rapi, ka konstatuar se pa u zgjidhur konflikti që është në Gjykatën e Lartë mbi Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, nuk mund të zhvillohet dhe të konsiderohet i vlefshëm asnjë Kuvend Kombëtar i mëpasshëm apo Statut i ndryshuar.

Nga SYRI TV

Gjykata e Tiranës nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar te partise demokratike. Në seancën e kësaj të hënë në gjykatën civile të Tiranës, Gjyqtari Niko Rapi vendosi që të pezullojë kërkesën e Lulzim Bashës për të regjistruar ndryshimet e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.

 Avokatët e Lulzim Bashës të cilët prej disa muajsh e zvarrisin çështjen e vulës dhe logos së partisë në dyert e gjykatave, vendosën këtë të hënë që të tërhiqen nga kërkesa e tyre për regjistrimin e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit, duke pranuar kërkesën e përfaqësuesve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit për pezullimin e këtij procesi.

Edhe gjyqtari Niko Rapi ka konstatuar se pa u zgjidhur konflikti që është në Gjykatën e Lartë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, nuk mund të zhvillohet dhe të konsiderohet i vlefshëm asnjë kuvend kombëtar i mëpasshëm apo statut i ndryshuar.

Në fjalën e tyre për median, përfaqësuesit ligjor të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit u shprehën se pretendimet e Lulzim Bashës kanë rënë.

Ndërsa avokatët e Lulzim Bashës ishin konfuz për kërkesat që kanë paraqitur këto kohë në gjykatë.

Gjatë kësaj seancë, gjyqtari i çështjes rrëzoi edhe pretendimet e avokatëve të Lulzim Bashës se shkresat e palëve të treta janë të falsifikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco