VIDEO/ Bledian Koka përpara SPAK: Erion Veliaj është bosi zyrtar dhe de jure i inceneratorëve!

VIDEO/ Bledian Koka përpara SPAK: Erion Veliaj është bosi zyrtar dhe de jure i inceneratorëve!

12:10, 13/11/2023
A+ Aa A-

"Praktikisht, inceneratorët janë Erion Veliaj dhe SPAK-u sot, që nuk ka lënë arka peshku pa gjetur, nuk i shikon faktet publike dhe faktet zyrtare, gjurmën dhe "ujkun" e bashkisë së Tiranës që bën kërdinë me paratë e qytetarëve shqiptarë?!"

Gazetari i SYRI TV, Bledian Koka, i cili vazhdon të paraqitet në gjykatë i paditur nga kryebashkiaku i Tiranës, ka dalë sot qëllimisht përpara SPAK-ut për të deklaruar publikisht se janë me dhjetëra provat që faktojnë se Erion Veliaj është bosi zyrtar dhe de jure i inceneratorëve!

Bledian Koka demaskoi po ashtu, dyfytyrësinë e gjyqësorit që para zgjedhjeve të 14  Majit, nxitoi të shqyrtonte padinë e politikanit Veliajt kundër gazetarit Koka, ndërsa tani, pas zgjedhjeve, i cakton seancat çdo 6 muaj.  

 “Është tragjedi, por edhe komedi njëherësh, një gjykatë dhe një gjyqësor që funksionon sipas nevojave që ka Erion Veliaj, - tha Koka. - Është e dyta herë që unë përballem me zotërinë pas padisë të tij, sepse Mashtruesi Publik më ka paditur mua për shpifje e ndërkohë kemi dy standarde: herën e parë, kur padia u bë para zgjedhjeve lokale, gjykata funksionoi si orë zvicerane dhe afatet që parashikohen brenda në Kodin Penal për mënyrën se si trajtohen çështjet dhe paditë penale për shpifje, u bënë brenda afatit 15-ditor. U zhvilluan 2-3 seanca, aq sa kishte nevojë zoti Veliaj për “publik relations” të tij dhe kjo mbaroi.

Ndërkohë, pas risjelljes së të njëjtës padi, megjithëse herën e parë u tërhoq kot pa arsye, çfarë ndodh?! Ndodh që seanca, tani që zoti Veliaj nuk ka më nevojë për këtë çështje, por ama do ta mbajë të karikuar për presion ndaj medias, seancat zhvillohen njëhërë në 6 muaj!!!

Sot i kërkuam gjyqtares Enkeleda Dalipi: “Zonjë, pse seancat tona shtyhen dhe zhvillohen njëherë në 6 muaj”?! U bë e para në qershor dhe sot jemi në nëntor dhe seancën tjetër e lë në 20 shkurt! Pra, çdo gjashtë muaj dhe na jep argumentin se “paska shumë seanca, paska shumë masa sigurie zonja dhe mori një vendim të ndërmjetëm në shkelje të Kodit Penal”!!! Pra, Kodi Penal këtu nuk ekziston, por ekziston vullneti i i gjyqtares si të dojë sepse kështu është diktati.

Kjo është çmenduri e madhe. Këtu, praktikisht, ti mund të futesh në një proces dhe seancat mund të zgjasin aq sa i nevojitetin paditësit për sa kohë që ai e kontrollon dhe e dikton gjykatën.

Tani, pse jam këtu?! Unë zgjodha të dal ndryshe, sepse ja ku ëshstë gjykata, po unë jam këtu tek SPAK-u, te dera e SPAK-ut për t’i thënë SPAK-ut dhe për t’i bërë një thirrje institucioneve të drejtësisë:

“Unë, Bledian Koka, gazetar gjithë jetën që thjesht jam munduar, aq sa kam mundësinë, të flas për interesin e opinionit publik, sot jam i paditur pse unë kam bërë një intervistë me një person, me një qytetar që e akuzon Erion Veliajn (ai, jo unë) se unë kam bërë intervistën, e akuzon Erion Veliaj se është takuar me bosin e inceneratorëve, me Alberto Presezzi-n, kompanin e Bruno Presezzi-t që erdhi në Shqipëri para disa ditësh dhe shëtiste nëpër Tiranë, një institucion që nuk dihet çfarë efekti ka dhe për çfarë vjen e çfarë kërkon për atë që ne e ndjekim si megaaferë e korrupsionit - dhe unë jam sot në gjykatë dhe duhet të përballem, të harxhoj kohë kur mund ta vë në dispozicion të opinionit publik për ta informuar më mirë për bëmat e kësaj qeverie dhe të këtij kryebashkiaku.

Tani unë jam në gjykatë dhe më shtyhet seanca çdo gjashtë muaj dhe institucioni që kemi mbrapa nesh (SPAK) akoma nuk e ka thirrur Erion Veliajn për inceneratorët, ndërkohë që janë publikuar që nga 14 maji i zgjedhjeve deri më sot, me dhjetëra fakte që faktojnë sesi Erion Veliaj është bosi zyrtar dhe de jure i inceneratorëve!

Është ai njeriu që i dikton Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos se ku duhet të investojnë;  është ai që i dikton bosëve të inceneratorëve se çfarë duhet të ndërtojnë; është ai që u thotë se kujt duhet t’u marrin paratë për dherat dhe kujt nuk duhet t’ia marrin paratë për dherat!

Praktikisht, inceneratorët janë Erion Veliaj dhe SPAK-u sot, që nuk ka lënë arka peshku pa gjetur, po nuk i shikon faktet publike dhe faktet zyrtare dhe gjurmën dhe ujkun e bashkisë së Tiranës që bën kërdinë me paratë e qytetarëve shqiptarë?!

Dhe unë tani duhet të vij të përballem me drejtësinë për punën time dhe Mashtruesi Publik na dikton dhe emisionet e humorit se kush duhet e kush nuk duhet të ndiqet, kush duhet e kush nuk duhet të hetohet!”/ ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco