Mblidhen nesër në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, zbardhen detajet

Mblidhen nesër në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, zbardhen detajet

19:26, 12/11/2023
A+ Aa A-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë nesër në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi ministrat pritet të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike. Ai që do të kryesojë këtë takim do të jetë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco