Vasili: Alternativa e Ramës, ta kthejë Shqipërinë në një kamp shumë të madh refugjatësh

17:11, 12/11/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, i ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, ka folur për paktin Rama-Meloni për refugjatët, si dhe debatet në Shqipëri dhe Itali.

Vasili tha se kjo marrëveshje e Ramës dhe Melonin të lë pa gojë, në një kohë që Shqipëria është duke u boshatisur nga largimet masive të shqiptarëve.

Sipas Vasilit, një kryeministër i cili e ka situatë kaq dramatike në vendin e tij, një qeverisje që për shkak të grabitjes dhe korrupsionit të jashtëzakonshëm i bën jetën e padurueshme shqiptarëve, alternativa e vetme që ka për vendin është ta kthejë Shqipërinë në një kamp shumë të madh refugjatësh.

Vasili: Të gjithë janë pa gojë kur mendojnë se si kryeministri i Shqipërisë vete nënshkruan një marrëveshje për të marrë emigrantë të paligjshëm, ndërkohë që mijëra shqiptarë largohen nga Shqipëria dhe për të cilët ka marrëveshje për ti çuar në vende të tjera, ndërkohë që ky i rifut në një rrugë tjetër.

Britania e Madhe bën një marrëveshje me Ruandën për të çuar emigrantët e jashtëligjshëm ku bëjnë pjesë dhe shqiptarët, ndërkohë Edi Rama bën një marrëveshje me Melonin për të marrë ruandezët të cilët janë pjesë e emigracionit të paligjshëm e për ti futur në Shqipëri.

Një vend një kryeministër i cili e ka situatë kaq dramatike në vendin e tij, ku qytetarët e kanë të pamundur të jetojnë, një situatë me grupin e iranianëve të cilët ndodhen në Shqipëri, ndodhën ngjarje shumë të shëmtuara të cilat tronditën opinionin publik dhe atë europian, me historitë me afganët dhe me të tjerët, shqiptarët kanë një pyetje, ne kemi një qeverisje që për shkak të grabitjes dhe korrupsionit të jashtëzakonshëm i bën jetën e padurueshme shqiptarëve, alternativa e vetme që ka për vendin është ta kthejë Shqipërinë në një kamp shumë të madh refugjatësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco