VIDEO-SYRI TV/ Vokshi kërkon mbështetjen e grave të EPP: Në Shqipëri, qeveri autokrate dhe e korruptuar

15:28, 12/11/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Forumit të Grave demokrate, Albana Vokshi, u kërkoi  grave europiane të qendrës së djathtë,të ndërgjegjësojnë qeveritë e tyre, për korrupsionin e autokracinë e qeverisë në Shqipëri. Gjatë kongresit, të Grave të Partive popullore Europiane, Vokshi e cilësoi ndihmën e tyre, si jetike për kthimin e demokracisë në Shqipëri. 

Nga SYRI TV

Kryetarja e Forumit të Grave demokrate, Albana Vokshi kërkoi mbështetjen e grave europiane të qendrës së djathtë, për të denoncuar situatën aktuale në Shqipëri,  dhe korrupsionin e qeverisë Rama.

Në Kongresin e Grave të Partive popullore Europiane i mbajtur në Amsterdam, Vokshi,  si u kërkoi  homologeve të saj nga vendet e Bashkimit Europian që të ndërgjegjësojnë qeveritë e tyre për aktet antidemokratike dhe antieuropiane të kryeministrit të Shqipërisë.

‘ Ne kërkojmë që ju të njiheni me realitetin dhe të vërtetën në Shqipëri, pasi asgjë nuk është siç duket. Kryeministri ynë është një autokrat. Të drejtat tona kushtetuese dhunohen çdo ditë. Ndihma dhe mbështetja juaj janë jetike për të rikthyer demokracinë në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që ambasadorët e vendeve tuaja nga Bashkimi Europian të ngrenë zërin për çfarë nuk shkon në Shqipëri jo për t’i dalë në krah opozitës apo për të sulmuar qeverinë, por për të mbrojtur taksat e qytetarëve europianë, që vidhen pa mëshirë nga një qeveri e korruptuar dhe autokrate’, është shprehur Vokshi.

Gjatë takimeve që zhvilloi me presidenten dhe zv/presidenten e grave, të Partive Popullore Europiane, Vokshi  ngriti shqetësimin për blerjen e votave dhe presionin e qeverisë ndaj votuesve, përjashtimin e paprecedentë të 26 deputetëve të opozitës që kërkojnë monitorimin e qeverisë përmes komisioneve hetimore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco