VIDEO/ Refugjatët do ngelin në Shqipëri, Abilekaj sjell fakte të reja

21:42, 09/11/2023
A+ Aa A-

Për analistin Enton Abilekaj, refugjatë që do të vijnë në Shqipëri si rezultat i marrëveshjes Rama-Meloni do të ngelin në vendin tonë.

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, Abilekaj solli fakte dhe detaje nga marrëveshja e nënshkruar në Romë, se si Shqipëria mund të ngelë jashtë BE-së për të paktën 10 vite.

‘A e dini si u bë marrëveshja e Britanisë me Shqipërinë, u bë sepse Shqipëria u cilësua shtet i sigurtë. Nuk mund të kthehesh ti një azilant në një shtet të pasigurtë.

Pse kjo marrëveshje (Rama-Meloni) ndryshon nga ajo e Libisë? Asnjë ndryshim. As marrëveshje humanitare, as marrëveshje për integrim.

Italia nuk ka ku ti çojë refugjatët, nëse nuk u jep azil ata rrinë në Shqipëri, sepse nuk mund ti riatdhesojë. Ata do të mblidhen aty dhe do të bëhet si Lampeduza aty.

Marrëveshja për 5 vite ne do të quhemi vend/territor ekstrakomunitar. Edhe sikur të ecim me shpejtësi ne nuk anëtarësohemi dot në BE, sepse kemi një marrëveshje që na shpall territor ekstrakomunitar, kemi një kryeministër që e ka firmosur këtë dhe nëse 6 muaj para se të mbarojë afati i kësaj 5-vjeçare nuk prishet marrëveshja, atëherë do të jemi për 10 vite.

Pra deri në 2033 kryeministri na ka firmosur që nuk do të jemi në BE. Po si mund ta firmosë këtë një kryeministër i një qeverie që prioritetin e parë ka anëtarësimin në BE’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco