Zhulali: Kushtetuta e qartë, marrëveshja me Italinë kalon nga parlamenti! Ja loja që po bën Rama

21:19, 09/11/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, e ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për planin e kryeministrit Edi Rama për të populluar Shqipërinë me afrikanë, duke nënshkruar marrëveshje me Italinë për të sjellë emigrantë nga vendet e treta.

Duke iu referuar ligjeve për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë, Zhulali sqaroi se, ‘teksti që kemi përpara nuk është nëshkruar në emër të Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që në këtë rast kemi parimin e juridiksionit ekstraterritorial, ku Italia ka të drejtë të zbatojë legjislacionin e vetë mbi territorin që i ofrohet nga shteti shqiptar.

Sipas Zhulalit, Rama e ka ulur nivelin e kësaj marrëveshje, nuk e konsideron marrëveshje, por ‘protokoll zbatimi’.

Pjesë nga diskutimi në studio: 

Zhulali: Këtu ka dy momente, e para sipas ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë, marrëveshjet ka të drejtë ti nënshkruajë Presidenti kur janë në emër të Republikës, ose Kryeminsitri. Më pas nëse këto marrëveshje bëhen në emër të Këshillit të Ministrave, këto marrëveshje mund të nënshkruhen nga ministrat ose Kryeminsitri.

Teksti që ne kemi përpara nuk është nëshkruar në emër të Republikës së Shqipërisë dhe rrjedhimisht Presidenti i Republikës nuk mund të japi ‘Plotëfuqinë’.

Për sa kohë bëhet në emër të qeverisë shqiptare është vetë kryeministri që e gëzon automatikisht këtë të drejtë përmes ligjit dhe Kushtetutës por ajo që duhet parë është nëse janë ndjekur të gjitha procedurat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministritë e tjera.

Peka: A është e shkruar në ligj se cilat marrëveshje ndërkombëtare mund të bëhen në emër të qeverisë dhe cilat domosdoshmërish duhet të bëhen  në emër të republikës ose së paku të delegohet ‘plotëfuqishmëria’ nga Presidenti te Kryeminsitri sepse në këtë marrëveshje flasim për ‘ektra-territorialitet’. A mundet qeveria të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, a mund të jetë kjo një marrëveshje qeverie apo republike.

Zhulali: Këtu janë disa debate. E para parimi i juridiksionit ekstraterritorial, një shtet në këtë rast Italia ka të drejtë të zbatojë legjislacionin e vetë mbi territorin që i ofrohet nga shteti shqiptar, mbi strukturën që do të ngrejë në këtë pronë por edhe emigrantët, personat që do të jetojnë në këtë pronë, mbi të gjithë këta do të zbatohet ekskluzivisht dhe vetëm ligji italian dhe ai europian.

Peka: Pra a mund të jetë një marrëveshje mes dy qeverive apo midis dy republikave?

Zhulali: Këtu kemi Kushtetutën dhe në dy nene eksplicite kur parashikon që ato marrëveshje ndërkombëtare, të cilat prekin territorin apo të drejtat e njeriu, duhet me doemos të miratohen me ligj në Parlament, duhet të ratifikohen përmes ligjit në parlament dhe këtë e përcakton Kushtetuta në mënyrë laksative.

Në tërësinë e vetë Kushtetuta është shumë e qartë se kjo marrëveshje duhet ratifikuar domosdoshkmërisht me ligj në parlament.

Tani çfarë ka bërë zoti Rama. Zoti Rama e para e ka ulur nivelin e kësaj marrëveshje, nuk e konsideron marrëveshje por ‘protokoll zbatimi’. Protokollet e zbatimit kanë një kuadër ligjor të mirërregulluar pra i referohen një marrëveshje specifike. Dhe në këtë rast Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një protokoll zbatimi të marrëveshjes. Loja e zotit Rama në këtë rast është që edhe këtë dokument ai e quan protokoll zbatimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco