Marrëveshja Rama - Meloni për emigrantët/ Eksperti: Duhet urgjentisht referendum

Marrëveshja Rama - Meloni për emigrantët/ Eksperti: Duhet urgjentisht referendum

21:12, 09/11/2023
A+ Aa A-

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa foli në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, duke thënë se BE ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se është një temë  që do të krijojë probleme për vendin tonë.

Mes tjerash nënvizoi se për këtë duhet të bëhen referendume dhe të pyeten shqiptarët nëse janë dakord që afrikanët të vijnë në vendin tonë.

“Këtu nuk është një gjë e qartë do të jenë 3 mijë veta apo do të jenë 39 mijë veta  që do arrijnë brenda një viti në territorin shqiptar. Nëse do jenë 39, popullsia do të jetë më e madhe se e Lezhës. BE ende nuk është shprehur. Nuk janë bërë konsulta me aleatët e BE. Është një fluks që i vjen Europës. Është një problem i përbashkët. Kjo është një temë e nxehtë që do të krijojë probleme brenda luftës sikurse do të krijojë. Vijnë persona të cilat janë pa dokumente dhe janë të rrezikshëm. Ka qenë Italia një nga aleatët më të fortë qoftë dhe ndaj paligjshmërisë. Shqetësimin do të mbartin shqiptarët por në radhë të parë banorët. Duhet të pyten shqiptarët, duhen referendume. Parlamenti ka një mandat katër vjeçar. Shqiptarët duhet të protestojnë”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco