‘Bomba’ e gazetarit anglez: Dosja ruse e Bashës u mbyll në mënyrë të dyshimtë në FBI nga një zyrtar i zhytur në telashe

20:32, 09/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur britanik, Simon Bowers, i ftuar në edicionin e mbrëmjes të SYRI TV, deklaroi përpara gazetares Armela Ferko se dosja e parave ruse të Lulzim Bashës është hetuar nga një zyrtar i dyshimtë i FBI, që tani është futur në telashe, duke lënë të nënkuptohet se ai mund të jetë Charles McGonigal.

“Kam përshtypjen se inteligjenca e SHBA deri tani ka shfaqur lajme kontradiktore. Viti 2017 duket sikur ka qenë para shumë vitesh, por pavarësisht se janë bërë këto pagesa, ato janë ndarë në 3 pjesë: 25 mijë dollarë, të cilën e pranon vetë PD. Më pas janë 500 mijë që zoti Muzin thotë se janë bërë nga PD, por PD shprehet se nuk ka dijeni. Pastaj janë 150 mijë të tjera të cilat vijnë nga një kompani misterioze skoceze që quhet Biniatta Trade.

Ne jemi përpjekur të kuptojmë se kush qëndron pas Biniatta Trade. Pikëpyetja është se kush qëndron pas 500 mijë dollarëve. Kam parë shumë hamendësime në media, të cilat mund të lidhen me Rusinë, mund të jenë me origjinë ruse.

Dhe në fakt ka zhvillime edhe në SHBA. Kam marrë vesh se ka pasur një hetim nga FBI, por ky hetim vetë nuk përfundoi qartë, sepse zyrtari i FBI, i cili sugjeroi që duhet të ketë një hetim, ai vetë dukej se kishte lidhje të ngushtë me politikanë të shtresave të larta të elitës politike në Shqipëri, të cilët kishin lidhje me zotin Basha dhe të tjerë. Dhe në fakt edhe vetë ky zyrtar i FBI është futur në telashe në SHBA,” tha Bowers.

“Ne nuk kemi përcaktuar një lidhje të qartë me Rusinë. Biniatta Trade ishte në pronësi të një shtetasi rus. Ai bëri çmos të fshihte pronsinë të kësaj kompanie guacke në Mbretërinë e Bashkuar dhe u përpoq të kanalizonte një pjesë të parave të zoti Muzin, në të mirë të PD-së.

Kam përshtypjen se pyetja që shtrohet është se përse ky shtetas rus do e bënte këtë? Kontrata, e cila u zbulua nga zoti Muzin, është e panënshkruar. Megjithatë zoti Muzin është shprehur se megjithëse ajo nuk është ekzekutuar si kontratë, ai ka proceduar në bazë të termave dhe kushteve të kësaj kontrate, sipas punës që parashikohej dhe kërkohej në këtë kontratë.

Përse ky lobist amerikan është paguar nga një kompani anonime, e kontrolluar në mënyrë të fshehtë nga një shtetas rus, në të mirë të interesave të PD në Uashington. Ne jemi përpjekur të gjejmë lidhje të dukshme mes zotit Maksim Trofimets me Shqipërinë apo një grupi politik të caktuar brenda Shqipërisë. Prandaj mbetet një pikëpyetje si shumë pikëpyetje të tjera brenda kësaj çështje.

Por gjatë kësaj kohe kanë lindur shumë pikëpyetje për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në vende të tjera. Dhe kaq sa dimë tani, nuk mund të japim zgjidhje dhe përgjigje të gjitha dyshimeve. Nuk i dimë motivet e zotit Trofimets, jemi përpjekur që ta kontaktojmë, mbetet ende diçka e mistershme. Do të donim të dinim më tepër, përpara se kur të vendosë ai të flasë,” tha Bowers.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco