Gazetari investigativ anglez flet për SYRI TV: Si na çuan paratë ruse deri te Lulzim Basha

20:23, 09/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari britanik me famë ndërkombëtare, Simon Bowers, ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

Ai ishte i ftuar si pjesë e konsorciumit që hetoi për dosjen e financimit rus për Lulzim Basha. Gazetari tregoi se si u arrit te emri i Lulzim Bashës.

“Mendoj se përgjigja është se hetimi ynë u zhvillua brenda dhe në kuadër të një pagese për të cilën spekulohej gjatë në vitin 2017.

Kishte të bënte me një pagesë për një lobist që kishte vepruar për PD-në në Uashington. Pagesa ishte kryer nga një kompani në Sejshele për të cilën kishte shumë spekulime se kush ishte pas saj. Për një kohë të gjatë nuk dihej se kush ishte.

Ne përdorëm dokumente për të identifikuar emrin e personit që ishte shprehur se, kjo pagesë nuk kishte lidhje me partinë. Dhe ishte një shtetas rus, që quhej Maxim Trofimets.

Ai është i vendosur në Moskë dhe punon në një firmë të shitjes së helikopterëve. Kjo na konfirmoi lidhjen e rusëve me pagesën e lobistit, zotit Muzin. U deklarua se kjo pagesë shkonte në të mirë të PD.

E di se PD e ka distancuar veten nga kjo pagesë, duke u shprehur se nuk kishte lidhje me PD-në,” tha Bowers.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco