Garda pengon gazetarët në Kuvend, Myzyraj: Dhunuan një operator, qeveria e ka kaluar vijën e kuqe të cenimit të lirisë së medias

19:46, 09/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Isa Myzyraj i ftuar në edicionin e  mbrëmjes me Armela Ferkon  në Syri Tv ka treguar se çfarë ka ndodhur në ambientet e Kuvendit ditën e sotme ku u mbajt seanca plenare, nga ku gardistët bllokuan gazetarët që të kryenin punën e tyre.

Myzyraj shprehet se Garda u është drejtuar gazetarëve me gjuhë rruge dhe më ekstremja dhunuan një operator.

Ai shprehet se sipas raporteve prestigjioze ndërkombetare qeveria shqiptare i ka kaluar kufijtë e cenimit të lirisë së medias.

“Muajt e fundit për gazetarët është bërë mjaft i vështurë aksesimi i të gjitha punimeve të të Parlamentit të republikës së Shqipërisë. Reagimi i Gardës mu duk një reagim i çuditshëm që në vend që të merrte përgjëgjësinë dhe të kërkonte falje për veprimet tmerrësisht të gabuara sepse kanë dhunuar një operator ditën e sotme dhe nuk mund ta bëjnë këtë nën arsyen që po sigurojnë Kuvendin.  Gazetarët kur hynjnë në Kuvend kontrollohen nga Garda e republikës fizikisht, kontrollohet gjithçka që kemi në çantë dhe makinat tona kontrollohen edhe nga qentë. Sot ka qënë një urdhër i tmershëm sepse neve nuk na është lejuar tu afrohemi deputetve të Partisë Socialiste dhe kjo nuk ka lidhje fare me politikën sepse unë nuk jam njeri politik, jam gazetar. Duhet gjetur përgjegjësia, nuk mund ta kalojmë këtë deklaratë për shtyp që kudo që është shkruar është bërë gabim. Nga ana e republikës duhen marrë masa ndaj personit i cili ka telefonuar punonjësit e Gardës dhe u ka dhënë urdhër tërësisht arbitrar për të mos lejuar gazetarët për tju mos afruar deputetëve për ti intervistuar. Punonjësit e  Gardës thanë që neve na është dhënë urdhri me telefon.

Punonjësit e Gardës së republikës na kanë folur me një gjuhë rruge.

Qeveria vitet e fundit ka shkuar jo larg por e ka kaluar vijën e kuqe të cenimit të lirisë së medieve dhe gazetarëve. Këtë e thonë raportet me prestigjioze ndërkombëtare. Shqipëeria është në kufijtë e  një diktature mediatike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco