Brukseli i qartë, por Delegacionit të BE-së në Tiranë i vjen era havjar

Brukseli i qartë, por Delegacionit të BE-së në Tiranë i vjen era havjar

19:28, 09/11/2023
A+ Aa A-

 Nga Petrit Vasili

Brukseli i qartë, por Delegacioni memec i BE-së në Tirane nuk duhet të vijë erë havjar!

Delegacioni i BE në Tiranes i kryesuar në këto kohe nga Soreca vërtet është në një situate pak te thuash për të qarë.

Ndërkohë që Raport Progresi nga Brukseli ngre problemet shume kritike me koherence, me shume shqetësim dhe qartësi Delegacioni i BE-së në Tirane i ngjan një OJF- je memece, flegmatike, kinse të fjetur, por realisht ledhatare të qeverisë.

Dikur ky Delegacion shqetësohej ne kupe te qiellit për kërpudhën prej porcelani te Rames ne oborrin e Kryeministrit, qe u thye gjate një mitingu te opozitës.

Ndërsa po ky Delegacion, qe drejtohet sot po nga i njëjti Sorekë s’thotë asgjë ndërsa Parlamenti, zemra e Republikës, është marre për fyti nga Rama dhe kontrolli parlamentar është asgjësuar.

A nuk e di Soreca se si funksionon kontrolli i Parlamentit ne Itali, Bruksel e gjetke ne BE?

Sigurisht qe Soreca e di shume mire, por me sa duket diplomacia e havjarit ka bere te sajen ndaj edhe memeclleku është kaq evident ndërkohe qe situata është kaq e rende.

Po Raportin e Progresit a lexon Soreka?

Sigurisht qe e lexon, se aq anglisht natyrisht e di mire.

Po çfarë frike ka Soreca qe nuk drejton gishtin tek Rama dhe qeveria te identifikuar si fajtore e përgjegjës nga Raport Progresi i hartuar nga BE dhe jo nga opozita?

Apo ndoshta serish diplomacia e havjarit ngre serish kokën, e tremb dhe e pengon drejtimin e gishtit te Sorekes drejt qeverise.

Ja sa qarte shprehet Raporti:

‘Mbikëqyrja e ekzekutivit nga parlamenti mbeti i kufizuar,’

‘Deputetët dorëzuan tre kërkesa për interpelancë dhe një mocion për debat me kryeministrin. Kryeministri mori pjesë personalisht në një prej tyre,’ vëren raporti.

‘Gjatë periudhës së raportimit, opozita kërkoi krijimin e dy komisioneve hetimore, por shumica i refuzoi të dyja, pavarësisht faktit se e drejta e opozitës për të nismuar komisione të tilla garantohet nga kushtetuta. Argumenti i shumicës në të dyja rastet ishte që ka nevojë fillimisht të rishikohet ligji mbi Komisionet Hetimore Parlamentare, i cili është në proces. Gjithsesi, ligji aktual mbetet në fuqi,’ vëren Komisioni Evropian.

P E R F U N D I M !

----‐-------------------------

Delegacioni i BE ne Tirane duhet te kthehet sa me pare ne ate pozicion, qe parimet e eterve themelues te BE-se e kërkojnë.

Mbyllja e syve nga BE  ne Tirane ndaj edhe konstatimeve te vete BE ne Bruksel është ‘too much’.

Shqipëria pa kontroll te Parlamentit mbi qeverinë është Republika e antipluralizmit, e antiligjit dhe antidemokracise dhe këtë e sheh qarte BE ne Bruksel, por jo Delegacioni emec i BE ne Tirane.

Një delegacion i BE si ky ne Tirane, qe vjen ere havjar nuk është ajo qe aq shume presin shqiptaret nga BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco