Bardhi: Rama po asgjëson opozitën në parlament! Ligjet e miratuara jo ligjore, do kundërshtohen

18:24, 09/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meço, ka folur për betejën e opozitës në kuvend.

Bardhi theksoi se ‘kuvendi është shndërruar në një institucion privat ku opozita edhe kur ndjek rrugët institucionale e gjen rrugën e mbyllur, edhe kur i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, vendimet që i japin të drejtë opozitës, nuk zbatohen’.

Sipas Bardhit, ligjet e miratuara nga mazhoranca do kundërshtohen nga opozita pasi procedura e ndjekur nga qeveria nuk është ligjore apo në përputhje me rregulloren dhe kushtetutën.

Bardhi: Kuvendi është shndërruar në një institucion privat ku opozita edhe kur ndjek rrugët institucionale e gjen rrugën e mbyllur, edhe kur i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, vendimet që i japin të drejtë opozitës, nuk zbatohen, ç’ka tregon se nuk është më çështje e një rruge institucionale.

Është një vendimmarrje politike e Edi Ramës për të asgjësuar opozitën në Parlament dhe në këtë formë nuk mund të ndjekësh më rrugë institucionale por do ndjekësh një reagim politik dhe opozita është duke reaguar politikisht ndaj mohimit të të drejtave të veta kushtetuese.

Jemi duke shqyrtuar procedurën se si janë duke u miratuar këto ligje, do ndjekim çdo hap për të kundërshtuar atë procedurë, e cila nuk është ligjore apo në përputhje me rregulloren dhe kushtetutën, pra për të mbuluar një shkelje kushtetuese, në mënyrë të përditshme Kuvendi kalon në shkelje të tjera të rregullores apo të kushtetutës të Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco