VIDEO/ Alimadhi: Marrëveshja Rama-Meloni shkel të drejtat universale të njeriut

17:27, 09/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të folur mbi shkeljen e të drejtave të njeriut nga marrëveshja e emigrantëve mes, Ramës dhe Melonit ishte avokati nga Parma, Gentian Alimadhi.

Alimadhi është shprehur se kjo marrëveshje bie kontraditë me të gjitha të drejtat universale të njeriut dhe kampi i refugjatëve do ti ngjasoi kampeve të përqendrimit.

"Nga pikëpamja juridike kjo ëhstë një eksperimentim që po ndodh për herë të parë ky ka pasur dhe tentativa të më para s ime Anglinë dhe Raundën ose Italia me Tunizinë së fundmi por të gjitha në fund kanë dështuar. Në radhë të parë janë ndërtuar kampe përqëndrimi dhe ka nga të gjitha kategoritë e ndereve ku trajtohen shumë keq dhe shkelen shumë të drejta themelore të njeriut dhe konventa euopiane, konventa e statusit të refugjateve dhe të drejtat universale të njeriut e shumë  të tjera.

Vetë fakti që këta refugjatë do të ndalohen në Mesdhe dhe të gjithë ata njerëz dhe qytetarë që janë nga vendet e sigurta do të trajtohen me një praktikë më të shpejtë ku brenda 28 ditësh këta do të sillen në Lezhë dhe më pas do të shqyrtohet kërkesa e azilit por problemi më i madh është se njerëzit e vendeve jo të sigurta edhe nëse nuk përfitojnë azil nuk i kthejnë dot në vendet e tyre.

Këta person nuk kthehen edhe sepse nuk ka marrëveshje bilaterale mes Italisë dhe vendeve të origjinës të emigrantëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco