Marrëveshja e emigrantëve/ Shehu: Shqipëria është në nivelin e botës së tretë, po largohemi nga perëndimi

16:35, 09/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin  pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar vendimin  Ramës që të pranojë emigrantët në Shqipëri ishte deputeti i PD, Tritan Shehu.

Shehu është shprehur se ky veprim i Ramës ka ngjallur reagim negativ në BE dhe e ka ulur nivelin e vendit në nivelet e botës së tretë e kjo po na largon më shumë me perëndimin.

"Rama nuk është një mik të Italisë por ai ka si synim Lindjen dhe nuk ka dëshirë të shkojë në Perëndim dhe në tërë këto vite nuk ka bërë asnjë përpjekje që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Për mua Italia është një vend i rëndësishëm për ne dhe është porta hyrëse për në Europë dhe është një shtet i veçantë për ne ndërsa kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me këtë që parashtrova por ka si qëllim të fshehë qëllimet të tjera të errëta dhe ka si qëllim të krijoi një SHOË e të tërheqë vëmendjen dhe po sillet i sulltan me vendin e tij.

Rama po përpiqet të bëjë një lojë që të tërheqë vëmendjen nga situata shumë e rëndë që  ai ka me drejtësinë në SHBA por edhe me situatën socio-politike që po kalon Shqipëria dhe nuk po merr parasysh asnjë pasojë që do të hasë vendi nga kjo marrëveshje. Ky veprim i Ramës dyshoj se do të na largojë nga europa dhe po  e ve Shqipërinë në nivelin e botës së tretë dhe ka ulur rolin e vendit në një minimum të frikshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco