Sali Berisha për La Stampa: Rama në hall, kërkon të shpëtojë veten me një marrëveshje kundër të drejtave të njeriut!

Sali Berisha për La Stampa: Rama në hall, kërkon të shpëtojë veten me një marrëveshje kundër të drejtave të njeriut!

16:08, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nga Letizia Tortello

‘Ai është në vështirësi të mëdha, sepse ai kërkon të shpëtojë lëkurën e ti. Është i implikuar në superskandale ndërkombëtare. Vetëm për këtë arsye ai ka bërë një marrëveshje me Melonin. Por gjithsesi, ky kamp nuk do të ngrihet’. ‘Ai’ në këtë rast është Edi Rama, që ish kryeministri dhe ish Presidenti i Republikës shqiptare Sali Berisha, armik i betuar nuk e thërret asnjëherë për emër. Berisha sapo është kthyer nga konferenca nga ku kundërshtoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e një kampi emigrantësh përtej Adriatikut. Opozita e PD-së së tij, që në Tiranë përfaqëson qendrën e djathtë, por organizohet dhe është gati të ngrejë një tymnajë, si padi në Gjykatën Kushtetuese, protesta (sot në Tiranë do të zhvillohet një e tillë e pavarur në orën 16.00) dhe interpelanca parlamentare.

Formalisht bëhet fjalë për çështjen e të drejtave të njeriut dhe sesi do të trajtohen 36 mijë emigrant në veri të Shqipërisë . Faktikisht ajo kundër liderit socialist i cili qëndron në pushtet prej 10 vitesh, është një betejë që përfshin gjyqtarë, hetime, një betejë personale përjashtuar asnjë lloj goditje. Në vendin e shqiponjave, janë shumë ata që nuk e kanë mirëpritur marrëveshjen për emigrantët me Romën. Berisha dhe të tijtë paralajmëron se do të ndërmarrin çdo hap për ta bërë marrëveshjen të dështojë.

Ndërkohë, transmetuesi britanik Sky News e përcjellë nga mediat vendase thotë se marrëveshja në fjalës është shumë më pak radikale se marrëveshja e Britanisë së Madhe për ngritjen e një qendre azili në Ruanda (marrëveshje e cila u rrëzua nga gjykata e Apelit në Angli). Sky thotë se Italia synon të deportojë emigrantë drejt Shqipërisë për një periudhë prove vetëm 40 ditore. Aty ku do të jetë i pamundur riatdhesimi, emigrant do të dërgohet nga aksi Shëngjin-Gjadër drejt Italisë dhe nuk do të qëndrojë në Shqipëri.

Intervista

La Stampa: President Berisha, forca juaj e qendrës së djathtë, kundër së djathtës Meloni që flirton për një pakt të hekurt me të majtin Edi Rama. Çfarë po ndodh?

Sali Berisha: Unë vlerësoj shumë kryeministren Meloni, me të djathtën italiane kemi një miqësi të vjetër. Por duhet tu them italianëve dhe qeverisë tuaj që jeni duke gabuar dhe se kjo marrëveshje për emigrantët nuk shërben për asgjë. Jeni duke u mashtruar nga ai që e cilësoni aleat, por që bën çdo gjë për interesat e tij personale.

La Stampa: Çfarë nënkuptoni me ‘interesat personale’

Sali Berisha: Është një mbështetje e pamerituar për një njeri të shantazhueshëm, mik i organizatave kriminale!

La Stampa: A e kuptoni se po bëni deklarata të forta, me përgjegjësi penale për të cilat edhe mund të paditeni?

Sali Berisha: Po, unë Sali Berisha marr të gjithë përgjegjësinë e këtyre deklaratave. Rama ka premtuar se do të ndërtojë në Portin e Durrësit një Dubai City. Kërkon ta bëjë së bashku me një biznesmen të Emirateve, Al Alabbar, por paratë a e dini se kush do ti investojë? Trafikantët shqiptarë, dhe klanet e drogës me të cilët ai ka miq: dy persona të rëndësishëm të cilësuar krerë të kartevele të Sinaloas janë miq të Edi Ramës, janë filmuar ndërsa dalin nga zyra e tij në Kryeministri. Pastaj është edhe hetimi amerikan të skandalit McGonigal, ish shefit të kundërspiunazhit të FBI-së së Nju Jorkut, të cilit Rama i ka kërkuar që hetonte financime të dyshuara ruse të ish kreut të PD-së, Lulzim Basha. Pastaj është figura e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla që rezulton të ketë lidhje të shumta me një bos të krimit i cili ka qenë i dënuar edhe në Itali (Edmond Bego).

La Stampa: Na falni po këto janë akuza të cilat do të trajtohen nga drejtësia shqiptare. Ju ndërkohë jeni i hetuar për korrupsion, sepse keni lejuar dhëndrit tuaj të përfitojë nga një privatizim i ish kampit Partizani 5.4 milionë euro!

Sali Berisha: Janë 200 faqe dosje për mua, por pas 3 vitesh hetime nuk kanë arritur akoma të gjejnë asnjë lloj shkelje penalisht të dënueshme. Është një persekutim politik, nga ana e prokurorëve e gjyqtarëve të cilët unë i kam përjashtuar kur mbaja postin e Presidentit! Është një persekutim që ka si arkitekt Edi Ramën!

La Stampa: Le të kthehemi tek marrëveshja me Italinë. Pse protestoni konkretisht?

Sali Berisha: Sepse është një operacion i mbajtur i fshehur nga kryeministri, që shkon kundër të drejtave të njeriut të emigrantëve. Për më tepër kjo marrëveshje ngre së tepërmi ksenofobinë në një vend i cili njihet për mikpritjen e vet, por që nuk mund ta përballojë këtë barrë të rëndë. Qendrat e pritjes së emigrantëve kanë sjellë probleme kudo në Greqi, Itali dhe veriun e Europës. Ata prodhojnë dhunë, dhe problemi më i vogël do të jetë i vështirë për tu adresua si këtu tek ne ashtu dhe atje tek ju! Më pas ka një tjetër karakteristikë e Shqipërisë që e bën çështjen akoma më të rrezikshme!

La Stampa: Cila është kjo?

Sali Berisha: Potenciali i madh i vendit tim gjithmonë e më tepër i trafiqeve ilegale. Nuk ka asnjë siguri që këto njerëz që do të sillen nga Italia të mos bien viktima të trafikantëve.

La Stampa: Përse ju dhe partia juaj, e fundit dje deputetja e Shëngjinit, Lindita Metaliaj deklaroni se marrëveshja është anti-kushtetuese?

Sali Berisha: Sepse Rama drejton çdo gjë sikur të jetë mbretëria e tij, por unë kur isha kryeministër kam parë të më ndaloheshin marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese siç ishte ajo për ndarjen e ujërave detare me Greqinë, sepse kështu e vendosi Presidenti i Republikës. Rama kërkon që të mos e kalojë as në Parlament, por ai e di që një marrëveshje për ekstra-territorialitetin nuk mund të kalohet vetëm me një dekret të thjeshtë. Duhet mandati i Presidentit të Republikës. Ky është sekreti që e ka mbajtur deri tani, do ti kushtojë shtrenjtë!

La Stampa: Meloni kërkon që të ngrejë kampin që vitin 2024, para zgjedhjeve europiane. Parashikon edhe një vizitë në Tiranë gjatë asaj kohe. Mendoni se do t’ia dalë?

Sali Berisha: Gjykata Kushtetuese do ta bllokojë këtë marrëveshje. Janë edhe çështjet humanitare për tu parë. Mendoj se të tjera kritika nga ju dhe nga BE do të bien mbi marrëveshjen Rama-Meloni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco