Skuqi nga Norvegjia: Kampi i refugjatëve në Shqipëri është një bombë atomike me sahat

Skuqi nga Norvegjia: Kampi i refugjatëve në Shqipëri është një bombë atomike me sahat

10:05, 09/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Telnis Skuqi, i cili tashmë jeton dhe punon në Norvegji, ka reaguar ditët e fundit në rrjetet sociale kundër marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen në Shqipëri të kampeve me mijëra refugjatë. Reagimi i tij ka ardhur natyrshëm jo vetëm si gazetar e qytetar, por si një njeri që ka punuar vetë në pritjen e refugjatëve si punonjës i Zyrës së Emigracionit në Norvegji.

Ndiqni rrëfimin e tij sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV dhe gjykimin e tij për pasojat e kësaj marrëveshjeje.

“ Së pari, duhet të kuptojmë diçka që unë nuk dua të ndërhyj në marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Italisë, - tha Skuqi, - por do ta marr sikur të jetë hipotetike dhe dua të futem pak më në detaje se si funksionon një kamp refugjatësh.

Të thuash një kamp refugjatësh me 3 mijë vetë, për mua si një ish-punonjës i Zyrës së Emigracionit është një bombë atomike me sahat.

Jo tremijë, po mjaftojnë dhe treqind veta që atje të shpërthejë një krizë humanitare, brenda në kamp sepse kategoria brenda në kamp është një e kategorie që vjen nga një shtresë e ulët, sepse profesionistët, njerëzit intelektualë, dijetarët, nuk gjejnë rrugën që të vënë jetën e tyre në rrezik, por emigrojnë në mënyrë të ligjshme.

Ndërsa kategoria e tretë, siç është e shtresës së ulët, gjejnë rrugën më të shkurtër, atë të sakrifikimit të jetës së tyre për të kapur një jetë më të mirë.

Si ish-punonjës i Zyrës së Emigracionit, vitin e kaluar, kam punuar thuajse 12 orë dhe llogarisni, prisja emigrantët që vinin nga Ukraina. Fati im i mirë ishte që unë dija pak gjuhë rusisht që e kemi mësuar para vitit ’90 dhe atje kuptova se sa e rrezikshme është të punosh në një kamp refugjatësh.

Së pari duhen burimet njerëzore, domethënë burimet që duhet të kuptojnë mënyrën dhe perceptimin se si dhe çfarë kërkon një emigrant; në këtë rast një refugjat.

Së dyti, duhet kontrolli i fluksit të refugjatëve, gjë që askush nuk e garanton.

Së treti, duhet nevoja për marrëdhënie me refugjatin. Edhe ky është një problem që duhet të mirëmenaxhohet sepse kemi të bëjmë me një grup shumë specifik. Nuk dua të diskutoj a janë “terroristë” apo janë “arixhinj”: ata këtu në Norvegji konsiderohen “nevojtarë”! Duam s’duam, atyre duhet t’u afrosh eksesin e duhur për t’u dhënë ndihmën e parë.

Dhe i fundit është integrimi, pranimi në shoqëri, që do të thotë se kjo është pjesa më e vështirë kur bëhet fjalë për në Shqipëri.

Si mendoj unë se mund të zgjidhet ky problem?!/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqeni vazhdimin e intervistës me z. Telnis Skuqi në videon e Kafe Shqeto në SYRI TV.

Reagimet e z.Skuqi në Fb.

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco