KAFE SHQETO/ Bumçi: Rama nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE

09:53, 09/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë ish Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi.

Në fillim do të donim një koment për raportin e KE ku bëhet gjithë skanimi i situatës në vend?

Raporti shkruhet në një moment kur Bashkimi Evropian ka një energji të re për sa i përket Ballkanit perëndimor. Kjo e nxitur për shkak të luftës në Ukrainë. Nevoja për ta shkëputur këtë rajon nga mundësia e përshkallëzimit, për të nxitur reformat. Erdhën me një paketë shumë motivuese prej 6 miliardë eurosh, ku një pjesë e tyre do të jenë grante, që nuk do kthehen, kushtëzuar me reforma.

Klima është shumë pozitive është shumë dashamirëse. Dhe pavarësisht kësaj raporti është shumë kritik.

Po e nis me zgjedhjet, raporti i referohet OSEBE ODHIR ku behët një raport, presioni ndaj zgjedhjeve dhe administratës.

Nuk kishte rregulla loje te barabarta thuhet në raport. Në këtë moment nuk ka më garë. Pra kur nuk ka rregulla të barabarta nuk ka me garë.

Momenti i dytë është media dhe gjyqësori, Nuk ka asnjë përmirësim nga një situatë e rëndë dhe kritike për shkak të ndërthurjeve te interesave te biznesit dhe politikës.

Fusha e medieve. Në raport lihet të kuptohet se nuk ka pluralizmi të mendimeve.

Në fushën e gjyqësorit. Ne e dimë si është gjendja e administratës. Po i njëjti mendim është për gjyqësorin pas 7 vjet reformash. Po vijon korrupsioni. Nuk ka parandalim. Flet për një rritje të numrit te çështjeve të prapambetura.

Pra shkeljen e të drejtave të njeriut e bën shteti. Nuk zbatohen vendimet e gjykatave.

Flet për një parlament që nuk ushtron funksionin kryesor te kontrollit të qeverisë . I janë hequr të drejtat opozitës për të ushtruar këtë funksion themelor. Pra s’kemi reformë zgjedhore.

Për pushtetin vendor flet që s’ka as burime financiare dhe as kapacitete për të ofruar shërbime. Një situata që nuk është aspak premtuese për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Raportet e KE duken me shumë si regres raport se sa një progres raport. Duke sikur ka ndonjë kokëçarje te zotit Rama?

Rama nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo përudhë që kemi hyrë në vitin e 11 është e pakrahasueshme, nuk ka asnjë interes, sepse do të thotë që ai të mos mbaje pushtetin e tij. Ai ka përshëndetur planin e Evropës me disa shpejtësi. Deklaronte se do marrim ne dore fatin e Ballkanit, prandaj kushedi, do te futemi ne Evropë. Nuk e kishte, as nuk e ka objektiv.

Rama s’ka objektiv integrimin përndryshe nuk do kishim ato zgjedhje, kapje të pushtetit dhe mohim nismash ligjore. Ky vend nuk ka lidhje me Evropën me Ramën. Ai është pengues, Pa largimin e tij nuk do të këtë asnjë prespektivë Evropiane të Shqipërisë.

Edhe vendimi për të marrë refugjatë të Afrikës, Kur nuk ja del Italia si mund t’ja dalim ne. E bën që tu kërkojë të mos e kritikojnë.

Dialogu politik?

Ne e kemi shtrirë dorën për dialog pavarësisht se jemi në një situata goditje të vazhdueshme ndaj opozitës. Edhe procesi që kemi nisur në parlament këtë qëllim ka. Dialogu nuk është të mos ndodhë asnjë ngritje zëri. Flet për funksione themelore te opozitës që është kontrolli. Rezolutat e PE janë shumë me kritike se raporti i KE.

Asnjë popull nuk i zgjidh problemet nga jashtë. Ajo betejë po behët për demokracinë në vend...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco