SYRI TV/ Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka, avokatët: Vendimi nuk u zbardh brenda afateve

14:54, 08/11/2023
A+ Aa A-

Gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar në vitin 1996 nga KLD për korrupsion. Pikërisht ky fakt është publikuar sot nga avokatët e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, që kërkuan përjashtimin e saj nga procesi, pasi në atë kohë KLD është drejtuar nga Berisha. Në seancën e sotme avokati Genc Gjokuatj kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, por seanca u shty deri në shqyrtimin e kërkesës për përjashtim nga ana e Gjykatës.

Nga SYRI TV

Avokatët e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha kanë kërkuar shuarjen e menjëhershme të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës me argumentin se gjykata nuk e zbardhi vendimin në afatet e përcaktuara në ligj duke e bërë nul këtë masë.

Për shqyrtimin e kësaj kërkese, sërish gjyqtare e çështjes ishte Irena Gjoka, për të cilën avokati Genc Gjokutaj që në nisje të seancës kërkoi përjashtimin e saj, pasi kjo gjyqtare është shkarkuar nga detyra në vitin 1996 për korrupsion, kohë në të cilën Këshilli i Lartë i Drejtësisë drejtohej nga Sali Berisha.

Pas kërkesës nga avokatët e kryedemokratit Sali Berisha, seanca u shty deri në shqyrtimin e saj nga ana e gjykatës. Gjyqtarja Irena Gjoka është akuzuar se po merr vendime në kundërshtim me ligjin, e kjo tashmë lidhet edhe me shkarkimin e saj për korrupsion në vitin 1996.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco