Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Një shtet eksportues emigrantësh, nuk mund të jetë importues i tyre

Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Një shtet eksportues emigrantësh, nuk mund të jetë importues i tyre

14:19, 08/11/2023
A+ Aa A-

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka reaguar në rrjetin social Facebook me anë të një statusi, mbi marrëveshjen e fshehtë mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë shkruan se mërgata shqiptare nuk e mbështet retorikën përçarëse deri në një pikë diskriminuese ndaj emigrantëve për shkak të prejardhjes së tyre por megjithatë marrëveshja Rama –Meloni përfaqëson thjesht një Lampeduza apo Guantanamo në kurriz të banorëve të zonës dhe kombit në terësi. 

Reagimi i plotë:

𝐁𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐬𝐡𝐥𝐲𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫𝐫𝐢𝐳 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞

Që nga rënia e sistemit komunist, emigracioni është një realitet i pranishëm për të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Në këtë kontekst, shqiptarët jashtë Shqipërisë, veçanërisht brezi që u detyrua për shumë arsye të largohet nga vendlindja nëpërmjet ambasadave, gomoneve apo në këmbë nëpërmjet malit, i njeh shumë mirë sfidat e të qënurit rrefugjat, emigrant apo azilkërkues si dhe kalvaret që i ka shoqëruar ata në vendet ku standartet minimale të trajtimit të të huajve nuk ekzistonin dhe sot kur në një pjesë të vendeve të Bashkimit Evropian nuk ka ende politika të mirëfillta integruese dhe fenomeni i racizmit dhe ksenofobisë janë në rend të ditës. Qoftë në nivel personal apo dhe atë profesional, të gjithë në mërgatë jemi përballur me diskriminimin dhe racizmin si fenomen.

Në këtë kontekst, mërgata shqiptare nuk e mbështet retorikën përçarëse deri në një pikë diskriminuese ndaj emigrantëve për shkak të prejardhjes së tyre. Diferencimi i emigrantëve në "ne" dhe "ata" është diskriminues dhe i pabazuar në fakte. Çdo njeri që largohet nga lufta, skamja, persekutimi dhe represioni duhet të trajtohet me dinjitet, pavarësisht prejardhjes dhe ngjyrës së lëkurës. Në pikëpamjen morale kemi një detyrim si vetë emigrantë të 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐜̧𝐝𝐨 𝐞𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐟𝐮𝐠𝐣𝐚𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐬𝐭𝐫𝐞𝐡𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞.

Megjithatë, marrëveshja Rama-Meloni, nuk ka të bëjë me emigrantë dhe azikërkues të cilët synojnë Shqipërinë si destinacion final apo me ndonjë iniciativë humanitare. Zhvendosja e azilkërkuesve në territorin shqiptar si 𝐩𝐥𝐚𝐜̧𝐤𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐨𝐤𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 në kundërshtim me të gjitha të marrëveshjet ndërkombëtare, pa asnjë konsultim me aktorët ndërkombëtarë për emigracionin përfaqësojnë thjesht një Lampeduza apo Guantanamo në kurriz të banorëve të zonës dhe kombit në terësi. 

Njëkohësisht të gjithë jemi dëshmitarë se përgjatë dekadës së fundit të qeverisur nga Partia autoritare në pushtet, largimi i qytetarëve nga Shqipëria ka marrë përmasa përtej trendit normal çka i ngjason një eksodi masiv. Ky trend vjen si pasojë e politikave shpopulluese të kësaj qeverie, e mungesës së shpresës, e kapjes së shtetit nga narkotrafiku dhe krimi i organizuar, e mungesës së meritokracisë, e korrupsionit dhe politizimit të administratës publike, e përqëndrimit të sektorëve kyç ekonomikë në duart e një numri të vogël të përkëdhelurish pranë pushtetit, e ligjeve me porosi dhe arbitraritetit të drejtësisë selektive. Të gjitha këto arsye treguese të një shteti anormal së bashku me skamjen dhe mjerimin e zonave e thella rurale të Shqipërisë, kanë nxitur shqiptarët të largohen nga vendlindja e tyre.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë denoncon hapur shndërrimin në një 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈ 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐨𝐫𝐞, e cila vepron në injorim total të Parlamentit, pa konsultimin e grupeve të interesit dhe faktorit ndërkombëtar dhe kundërshton marrëveshjen Rama-Meloni.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë mbështet deklaratën e Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili deklaron se:

"Marrëveshja dypalëshe për krijimin e kampeve të refugjatëve në Shqipëri për strehimin e përkohshëm të emigrantëve që kapen në ujërat e territorit të shtetit Italian nuk mund të justifikohet objektivisht në kushtet e Shqipërisë, nëse marrim në konsideratë hapësirën gjeografike të secilit shtet, statusin e tyre ne raport me Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik, social, kapacitetet pritëse por edhe nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut si dhe vetë detyrat që i janë lënë Shqipërisë nga Komisioni Evropian në raportin e fundit screening.

Kampet e refugjatëve edhe në vetë vendet e Bashkimit Evropian në jo pak raste kanë shfaqur një sërë problematikash në drejtim të respektimit të të drejtave të këtyre shtetasve, sa i takon kushteve dhe trajtimit jo adekuat që kanë cenuar dinjitetin e tyre njerëzor, abuzimet e rënda që kanë ndodhur me ta, përdorimin apo shfrytëzimin e tyre nga organizata kriminale. Në kontekstin shqiptar, të gjitha këto risqe amplifikohen dhe janë më të shtuara, ndërkohë që Shqipëria ka ende shumë detyra shtëpie të lëna nga BE nga Raporti i fundit screening. Pikëpyetja që lind në kushtet kur kjo marrëveshje duket se bëhet faktike, pa asnjë proces konsultues gjithëpërfshirës, është se si do mundemi të ndihmojmë fqinjët pa dhënë rezultate të qëndrueshme e të qenësishme lidhur me këtë fenomen që ka prekur po ashtu vendin tonë, si një vend tranzit. Vlen të përmendet se ndër sfidat më të rëndësishme në kuadër të procesit të integrimit evropian te Shqiperise janë përditësimi i të Strategjisë Kombëtare për Migracionin dhe Planit të Veprimit në zbatim të saj, prioritizimit të marrëveshjeve të ripranimit me vendet e origjinës të azilkërkuesve, forcimi dhe rritja e kapaciteteve të menaxhimit të kufinjve, atyre pritëse dhe të sistemit të azilit, lufta dhe parandalimi i kontrabandimit të migrantëve të cilët ndihmohen shpesh herë në mënyra të rrezikshme për të kaluar kufijtë, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.”

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐞𝐤s𝐩𝐨𝐫𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐞𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞̈𝐬𝐡 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐭𝐲𝐫𝐞!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco